Dramë dhe protesta ndaj arbitrit, Laçi barazon në minutën e 99 Tiranën

Dramë dhe protesta ndaj arbitrit, Laçi barazon në minutën e 99 Tiranën

Tirana ka lënë dy pikë të çmuara në javën e 26 të kampionatit pasi ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Laçit. Në “Selman Stërmasi” bardheblutë do ta mbyllnin në avantazh pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë do të humbisin një 11 metërsh me Hasanin.

Gjithçka do të mbetej e pandryshuar deri në minutën e 94, kur Laçi mbeti me një lojtar më pak pas të kuqes së Najdenov. Kur pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit Meta, ekzaktësisht në minutën e 99, Laçi do të barazonte me Xhixhën që nuk fali i vetëm përballë portierit. Një moment që sjell fundin e sfidës, por edhe protestat e shumta të Tiranës, pasi nga 6 minuta shtesë u luajtën 9.

Ndërkohë sfida tjetër e orës 17:00 mes Teutës dhe Kastriotit është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të durrsakëve. Në këtë takim ku dy lojtarë përfunduan në spital si pasojë e përplasjeve të ashpra në fushë vendosi autogoli i Shehut në minutën e 25.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë