TORINO - Ylli i Juventus, Douglas Luiz dhe e dashura e tij, po futbolliste e Juves, Alisha Lehmann kanë rënë preh e një grabitje në Torino. Pas fitores 1-0 kundër Lazios, mesfushori kishte dalë për darkë, ndërsa grabitësit u futën në vilën e tyre dhe vodhën 11 ora dhe bizhuteri me dëmin që shkon afro 500 mijë euro.
Sipas Gazzetta dello Sport, hajdutët hynë në shtëpinë e Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann mbrëmë dhe vodhën disa orë dhe bizhuteri. Ngjarja ka ndodhur teksa Douglas Luiz po luante një ndeshje të Serisë A mes Juventusit dhe Lazios dhe partnerja e tij ndodhej në një hotel me ekipin e Juventusit për Femra, që do të përballet sot me Inter Women.
Douglas Luiz hëngri darkë pas fitores së Juventusit ndaj Lazios mbrëmë dhe thirri policinë kur mbërriti në shtëpi rreth orës 1:30 të mëngjesit. Nuk është hera e parë që hajdutët kanë në shënjestër lojtarët e Juventusit.
Incidente të ngjashme kanë ndodhur me Moise Kean, Kaio Jorge dhe Angel Di Maria në të kaluarën. Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann iu bashkuan Juventusit verën e kaluar nga Aston Villa.