Drecun paralajmëron “rezolutë
që pajton Serbinë e Kosovën” 

Drecun paralajmëron “rezolutë<br />që pajton Serbinë e Kosovën” 
BEOGRAD -Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se do të ishte natyrshme që pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë të miratohet rezoluta për Kosovën duke shtuar se i takon Qeverisë së re të vlerësojë nëse i nevojitet një rezolutë e tillë.
 
"Njëri nga problemet kryesorë që duhet ta zgjidhë Qeveria e re, e cila do të formohet pas 10 – 12 ditësh, është procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ka thënë Drecun për RTS.
 
Drecun ka thënë se me rezolutë të re për Kosovën do të vazhdonte normalizimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, sepse janë ndryshuar disa rrethana,rezoluta do të konfirmonte atë që është bërë deri më tash nga rezoluta aktuale, do të hapeshin çështje të reja dhe do të bëheshin korrektime, por me këtë rast politika ndaj Kosovës në parimet kryesore dhe në qëllime shtetërore nuk do të ndryshonte.
 
Drecun konsideron se mund të bëhet një hap më i guximshëm, sidomos në pjesët në të cilat definohet zgjidhja gjithëpërfshirëse, paqësore dhe afatgjate e problemit të Kosovës dhe thekson se normalizimi i duhet të kontribuojë shumë në integrimet evropiane të Serbisë dhe të rajonit.
 
Drecun ka thekuar se nuk dot ë ketë ndryshim qëndrimi,se nuk do të njihet pavarësia e Kosovës. 

"Tani po nisemi në rrugën që besojmë të dërgojë të zgjidhja afatgjate e problemit ë Kosovës dhe të marrëdhënieve serbo – shqiptare” ka thënë Drecun. 
Në rundin e ri të negociatave Drecun ka paralajmëruar biseda për pasurinë, kishën serbe dhe kthimin e serbëve , të siç ka thënë ai, të dëbuar. 
 
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit