TIRANË - Është e diel. Udhëtimi nga Tirana drejt Durrësit apo qyteteve të jugut nuk nis aq bukur sa një pushues do të donte. Në orët e paraditës, qindra automjete kanë pritur për më shumë se 60 minuta në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të trafikut të rënduar.
Vapa dhe mërzia për pritjen e gjatë ka bërë që drejtuesit e automjeteve të refuzojnë të flasin për mediat. Megjithatë, disa prej tyre shprehen se javët e fundit rradhë të tilla po përsëriten për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që udhëtojnë drejt jugut për ditët e fundjavës dhe në disa vende edhe ndërhyrjeve të shpeshta që u bëhen herë pas here akseve rrugore.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com