Drejtësia, Bylykbashi: ''Gozhda''
e Majkos më kujtoi Nastradinin

Drejtësia, Bylykbashi: ''Gozhda''<br />e Majkos më kujtoi Nastradinin
Oerd Bylykbashi nënkryetari demokrat i komisionit për reformën në drejtësi ka reaguar pas postimit të Pandeli Majkos në facebook mbi deklarimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve nëse dikush nga grupi voton reformën në drejtësi.

Bylykbashi është shprehur se reforma nuk është pronë e asnjë partie politike dhe se duhen dy kolona për të mbajtur themelet e kushtetutës, përndryshe do të bjerë në kokën e të gjithëve.

Ai është shprehur se toni i reagimit të Majkos ishte sikur po shkruante per draftin e Kushtetutes se 1946, as si atë të 1976, ku për Majkon pushteti buron nga gryka e pushkës. Ai me historinë e gozhdës i ka kujtuar Bylykbashit Nastradinin. 

Bylykbashit në statusin e tij në Facebook ka shkruar: ''Sot lexova reagimin e një politikani të mazhorances ku, në një përpjekje që ai vetë e konsideronte sinqerisht naive, kërkesën e opozitës për moskapje politike të drejtësisë nga Kryeministri, e krahasonte me një gozhdë. Më kujtoi ky krahasim atë historinë e gozhdës së Nastradinit, i cili pasi shiti shtëpinë, kërkoi të ruante vetëm një gozhdë në murin e dhomës së ndenjës. Pronari i ri ia lejoi, se fundja një gozhdë ishte. Por u pendua hidhësisht sepse, që prej asaj dite, Nastradini nuk i shqitej nga shtëpia, me sebepin e gozhdës ku kishte të drejtë të varte pallton e tij. Pikërisht, kjo është ajo gozhda që kërkon të ruajë Kryeministri tek reforma në drejtësi: kontrolli mbi vetem dy institucionet e vetingut. Që t'ua themi troç e thjeshtë shqiptarëve: kërkon veteëm të emërojë ai vetë ata persona që do të vendosin cilët gjyqtarë dhe prokurorë do të largohen dhe cilët do të qëndrojnë në detyrë. Kaq pak, asgjë më shumë. E ku qëndron problemi për kaq gjë?!

Duhet naivitet i sinqertë për te krahasuar këtë hanxhar në dorën e Kryeministrit me një palo gozhdë! Ose më keq se aq, duhet vendim i sinqertë por me bindje për të mos lexuar e kuptuar atë që po firmos dhe të krekosesh se po bën reformë në drejtësi! Por duhet paturpësi të thuash që kur i emëron Kryeministri institucionet e drejtësisë kjo e fundit nuk u politizoka! Kam një pyetje për të gjithë, përveç naivëve të sinqertë: nëse Kryeministri do të kontrollojë emërimin e atyre që do shkarkojnë apo lenë në detyrë gjyqtarët dhe prokurorët, a ka ndonjë shans që ministrat që kanë dhënë koncensione skandaloze me lekët e shqiptarëve të hetohen, arrestohen dhe denohen me burg për korrupsion? Shanset janë afër zeros.

A ka investim më afatgjatë në padënueshmeri sesa ky për Kryeministrin? A ka imunitet më efektiv se ky? Jo, nuk ka! Dhe dy fjalë për kolegun. Tonin e reagimit e kishte sikur po shkruante per draftin e Kushtetutes se 1946, as si atë të 1976. Pushteti buron nga gryka e pushkës! Madje edhe me një koncept brezhnjevjan brenda: "ajo që është e imja është e imja. Ajo që është e jotja mund ta negociojmë". Reforma në drejtësi nuk është e asnjeë politikani, aq më pak e 33 firmëtarëve të draftit të Ramës. Kushtetuta është themeli dhe çatia e të gjithëve. Duhen patjetër së paku 2 kolona për ta mbajtur, ose do të rrëzohet në kokën e të gjithëve. Tensionimin e procesit dhe të politikës në fakt po e nxit Kryeministri që po përpiqet të blejë e trafikojë mandate. Dhe zhurma e tymi i duhet të hutojë publikun. Lufta për të garantuar moskapjen e drejtësisë nga politika, sot dhe nesër, ia vlen çdo përpjekje, kosto apo mjet demokratik. Nëse opozita nuk qëndron sot, nqs nuk flasim sot, nesër nuk do të ketë mbetur njeri për të folur kur të mos ketë zgjedhje të lira, kur i korruptuari të arrestojë denoncuesin, apo trafikanti i droges të hipë e zbresë nga Mercedesat e zinj qeveritarë
''.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr