Drejtësia/ LSI 6 vërejtje për draftin e
ekspertëve: Nuk bën dekriminalizimin

Drejtësia/ LSI 6 vërejtje për draftin e<br />ekspertëve: Nuk bën dekriminalizimin
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjashtë vërejtje paraprake për draftin e ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi. Deputeti i kësaj partie, anëtar i komisionit të posaçëm për këtë çështje, Spartak Braho, renditi dje 6 vërejtjet e partisë së tij, duke shtuar se me një studim më të thelluar dhe hap pas hapi, do të lindë nevoja për përmirësime të reja. Çështja themelore për të cilën Braho shprehu shqetësim, ishte se ky draft me 58 ndryshime kushtetuese, nuk zgjidh një problem tjetër paralel që ka të bëjë me dekriminalizimin. “Në parim jam dakord me amendimet. Në rrugë e sipër mund dhe duhet të bëhen rregullime të tjera.

Kam disa vërejtje teknike. Ky draft nuk parashikon ndryshimet për dekriminalizimin, proces i cili ka nevojë për ndryshime kushtetuese që duhen bërë njëherësh me reformën në drejtësi. Po ashtu, në këtë draft nuk merren parasysh ndryshimet për organizimin e pushtetit lokal.

Problem tjetër është se është parashikuar një gjykatë e shkallës së parë, dhe një gjykatë e lartë, por nuk caktohet se kush është gjykata që do të japë vendimin e formës së prerë. Nuk vihet në qendër tipari unifikues i vendimeve të gjykatës së lartë. Drafti ka probleme   me afatet e gjykimit, një problem i pazgjidhur i sistemit tonë të drejtësisë. Është parashikuar heqja e imunitetit të gjyqtarëve, të cilin unë jam shumë dakord. Mendoj se duhet të shtohet heqja e imunitetit të deputetëve”,-tha deputeti i LSI-së.

“Pikante”
Në draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, ka disa propozime të cilat janë të veçanta. Në nenin 2, pas paragrafit të tretë, shtohet paragrafi i katërt me këtë përmbajtje: “Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Evropian për të ushtruar bashkërisht me shtetet e tjera pjesëtare kompetencat shtetërore, në bazë të një marrëveshje të ratifikuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Kjo bëhet me synimin që kur Shqipëria të  anëtarësohet në BE, të mos jetë e nevojshme të ndryshohet Kushtetuta.

Po ashtu, më pikant është  neni 4. Në nenin 18, pika 2, pas fjalëve “fetare a filozofike”, shtohen fjalët “orientimit seksual”. Neni 18, pika 2 ndryshon si vijon: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, orientimi seksual, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”.

Kjo është hera e parë që Kushtetuta do të parashikojë edhe komunitetin LGBT. Një tjetër ndërhyrje interesante është ajo e një page stratosferike për komisionerët e inspektimit në gjyqësor. “Të gjithë komisionerët kanë pagë bruto prej 600 000 lekë në muaj. Komisionerët marrin pagën e tyre pavarësisht kohëzgjatjes aktive të mandatit për dhjetë vjet, përveç rasteve kur largohet para përfundimit të mandatit me vendim të Tribunalit Disiplinor”,-thuhet në draft. 

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool