Avokat Spartak Ngjela shkruan se Sali Berisha po ndjen frikë. Sipas tij, numri 21, duke iu referua datës 21 Korrik, kur do të votohet reforma, është simbol i ndëshkimit të Sali Berishës. “Numri i keq për Saliun ky numri 21. Nuk i mjaftoi 21 janari, kur, befas, i doli përpara dhe 21 korriku. Kjo është data e fundit. Ndërkombëtarisht pritet votimi i reformës, paçka që Saliu nuk i do ndërkombëtarët. Datën po e pamendin shpesh amerikanët.
Por, do jetë 21 korriku i këtij viti që do të ndëshkojë 21 janarin e vitit 2011. Lidhje e madhe historike për moralitetin dhe drejtësinë shqiptare. Ky paska qenë fati i errët i Sali Berishës: nga 21 janari në 21 korrik. I ka filluar frika”, shkruan Ngjela. Avokati ka bërë edhe një llogari votash. “Tabori i tij thotë nëpër tryeza, “do na shpëtojë Meta; se nuk e voton Reformën”. Por janë naive: votat e Metës nuk e bëjnë numrin 94 që duhet për Reformën në Parlament.
Atëherë, pse e paskan shpresën te Meta, dhe jo të deputetët e Partisë Demokratike? Pse, këta deputetët e Metës qenkan “kreshnikët antiamerikane”, kurse ata të Partisë Demokratike, jo? Hajde mendje hajde! Ajo forcë që ia shkëput Saliut deputetët është forcë që nuk pyet as për deputetët e Metës. Kjo gjendje me shkelje korruptive dhe krime me pushtetin, është elementi kryesor në vendosjen e një diktaturë që shtyp demokracinë.
Por kjo tani është e pamundur që të ndodhë”, thotë Ngjela. Avokati e këshillon ish-kryeministrin që ta presë me qetësi datën 21. “Nuk ka mundësi politike Sali. Prite me qetësi 21-shin e dytë, dhe përgatitu për llogarinë e 21-shit të parë.
Ju kujtohet kur Saliu u thoshte në Parlament socialistëve: “jua bëj si në 21 janar”. E ç’duhen prova të tjera. Por dhe serveri i kryeministrisë është pastruar. Atje do shihni gjëra të paimagjinueshme. Kur të shfaqet, të gjithëve do na trazohet nga e pështira e sjelljes së kryeministrit shqiptar, por do ta durojmë. Armiqësia me kohën, është fundi i çdo politikani. Pikërisht, kjo kohe nuk mund të jetë koha e Sali Berishës, sepse nuk e pranon atë”, thekson ai.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com