Të premten komisioni i reformës në drejtësi zhvillon mbledhjen e tij të fundit para se t’i përcjellë 7 ligjet seancës plenare.
 
Deputetët socialistë Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja u shprehën se u njoftuan për refuzimin e PD-së vetëm në fund të mbledhjes 6 orëshe për ligjin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.
 
Deputetët konfirmuan se ende nuk ka mbërritur përgjigja e qeverisë nëse është dakord ose jo me rritjen e rrogave të gjyqtarëve dhe prokurorëve mbi 150%.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com