Drejt Greqisë me 61 kg drogë,
i riu kapet 'mat' në Kapshticë

Drejt Greqisë me 61 kg drogë,<br />i riu kapet 'mat' në Kapshticë<br>
Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar 61 kg e 400 gr kanabis në pikën kufitare të Kapshticës. Policia bën me dije se droga ishte ndarë në 34 pako, ndërsa është arrestuar poseduesi i saj, shtetasi Klajdi Beqir, 29 vjeç, banues në Korçë.

Sipas uniformave blu, më datë 22.10.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip "Opel Zafira" me targa AA304PT.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasëm të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithsej: 34 pako me peshë 61 kg e 400 gr, lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

[gallery]24362[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar