Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Media serbe, Tanjug, raporton se gjatë takimit të zhvilluar mes tyre në New York, është diskutuar për heqjen e barrierave të ndryshme për biznesin mes tre vendeve, e po ashtu për një lehtësim të procedurave për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.
Një marrëveshje më specifike do të arrihet në konferencën që do të mbahet me 9-10 tetori në Novi Sad, është shprehur Presidenti Vuçiç, duke shpresuar se në këtë konferencë të ishin të pranishëm Kryeministri Rama dhe Zaev.
Në konferencën që do të zhvillohet në Novi Sad, temë kryesore do të jetë një projekt për lidhje më të fortë të tregjeve rajonale, si dhe për krijimin e një "Shengeni të vogël" në rajon.
"Ajo që diskutuam mbrëmë (vonë të hënën) është ajo që duam të bëjmë më specifike. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht," u tha Vuçiç gazetarëve në New York të martën.
Vuçiç me Ramën dhe Zaevin ndodhen në New York, për të marrë pjesë në Asamblenë e Komeve të Bashkuara.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor, 18:20
-
Magjia e dimrit në malin e Gramozit, mbulohet nga 'velloja e bardhë' e dëborës (VIDEO)
28 Dhjetor, 17:29
-
VIDEO/ Tentohet të shtypen me makinë protestuesit kundër Vuçiçit në Serbi
28 Dhjetor, 15:54
-
Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %
28 Dhjetor, 13:34
-
Nga Nancy Van Horn te Gonzato kush ishin ambasadorët e ftuar në mbrëmjen e kryeministrit
28 Dhjetor, 11:10
-
Rrëfimi i kryeministrit Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë
28 Dhjetor, 09:10
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43