TIRANË- 3 persona janë arrestuar pasi u kapën në rrugën “7 Nëntori” në fshatin Mëzez duke transportuar 50 emigrantë  të paligjshëm me qëllim sigurimin e kalimit të paligjshëm të kufirit me destiancon vendet e BE-së.

Kanë rënë në pranga një 24-vjeçar i identifikuar si Donald Lleshi, një 30-vjeçar i identifikuar si Muhedin Bajraktari si dhe një 25-vejçar i identifikuar si Marin Gjoka, të cilët akuzohen për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Është shpalur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tyre, një 29-vjeçar me iniciale D. Sh.

Ata  do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

U sekuestruan 2 automjetet që po përdoreshin për transportin e tyre si dhe 6 aparate celulare. Ndërsa 50 emigrantët e paligjshëm janë vënë nën hetim për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".