Drejt përfundimit punimet në degëzimin e dy rrugëve në Qerret të Lushnjës, Braçe-qytetarëve: Largoni avllitë nga trotuari

Drejt përfundimit punimet në degëzimin e dy rrugëve në Qerret të Lushnjës, Braçe-qytetarëve: Largoni avllitë nga trotuari

Foto nga fshati Imshte

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se po përfundon degëzimi i dy rrugëve në Qerret të Lushnjës falë investimit të qeverisë shqiptare Fondit për Zhvillim dhe bashkisë Lushnje.

Braçe shprehet se unaza bujqësore në jug të Lushnjës, pati dy degëzime të rëndësishme njërin Qerret / Kadiaj dhe degëzimi Imshte/Kallm në verilindje të Fierit.  Ai u kërkon qytetarëve të zonës që të largojnë avllitë nga gjurma e trotuarit, në anën e djathtë të rrugës.

"Jemi më perpara ketu, kemi ecur deri tek shtresat e asfaltit. Ndërkohë rruga ka trotuarin në zonën e banuar dhe ndriçimin. Edhe një herë dua t'i bëj thirrje banorëve të kësaj lagjeje të Imshtes të largojnë avllitë nga gjurma e trotuarit, në anën e djathtë të rrugës. Trotuari është për ju dhe nuk është turp të kesh trotuar në fshat! Ndërkohë, me përfundimin e këtyre dy degëzimeve të rëndësishme, çdo fshat në njësite Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonjë, ka akses në rrugë, unaza bujqësore, autostradë", ka shkruar ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë