Drejt samitit të G20 në Argjentinë, avioni i Angela Merkel bën ulje emergjente
Avioni qeveritar i Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se do ta humbasë hapjen e samitit të G20 në Argjentinë, pasi avioni i saj qeveritar ka bërë më datë 29 nëntor një ulje të paplanifikuar në anën veriperëndimore të Gjermanisë, Koln Bonn.
Avioni “Airbus A340” , sipas deklaratave të bëra nga kapiteni i saj, u ul në Koln Bonn për shkak të “keqfunksionimit të sistemeve elektronike”. Sikurse transmeton Reuters, Merkel iu është shprehur për çështjen në fjalë gazetarëve se bëhej fjalë për “një mosfunksionim serioz” që u shfaq pas një ore fluturim. "Për fat të mirë, kishim një ekuipazh të shkëlqyer dhe pilotin më me përvojë në misionet e posaçme ajrore", ka vijuar më tej ajo.
Po sipas kësaj mediaje, Angela Merkel dhe delegacioni i saj fillimisht mbetën të bllokuar në bordin e avionit, të quajtur "Konrad Adenauer", pasi mekanikët inspektuan frenat dhe disa motorë zjarri. Pasi incidenti iu informua ministres të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, kjo e fundit raportohet se u përpoq për orë të tëra për të realizuar udhëtimin e Merkelit me një avion alternativ.
Merkel dhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz do ta rifillojnë udhëtimin e tyre për në Buenos Aires këtë të premte, por koha që do t’iu marrë udhëtimi duket se do t’i detyrojë ata që të mbërrijnë pasi udhëheqësit botërorë të fillojnë diskutimet e tyre.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 1216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor, 07:44
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Sera': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor, 18:26
-
Skulptura e Angela Merkel e ‘zhveshur’ në dëborë shkakton debat të fortë në Gjermani
20 Janar, 13:51
-
Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është në rrezik
25 Nëntor 2023, 08:29
-
Samiti G20 në Indi përjashton Ukrainën dhe fton Rusinë
15 Gusht 2023, 21:51
-
Kina dhe Gjermania më shumë rivalë se sa partnerë
14 Korrik 2023, 09:27
-
Ish-kancelarja Merkel dekorohet me çmimin më të lartë të Gjermanisë, për 16 vitet e saj në krye të vendit
18 Prill 2023, 08:11
-
FOTOLAJM/ ‘Kënaqësi e privilegj’, Rama merr ekspertin e Merkel, do jetë këshilltari i kryeministrit për ekonominë e financat
11 Dhjetor 2022, 14:06
-
Angela Merkel mbron vendimet e saj për energjinë ruse
8 Dhjetor 2022, 09:18