Meta nuk përmbahet: Do i kap për veshi spurdhjakët dhe 'baxhellat' e SPAK, që merren me mua dhe Berishën dhe s'arrestojnë Ramën e Veliajn! Jemi gati të vdesim

Ilir Meta u tregua mjaft i ashpër pasditen e sotme në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të PL-së teksa hodhi akuza sërish ndaj SPAK dhe Edi Ramës, që sipas tij shantazhon opozitën dhe liderët e saj me anë të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. 

Pandëshkueshmëria e Ramës dhe Veliaj apo ndryshe e prindi 1 dhe prindi 2 apo padrejtësia e dum-dumanëve është ulëritëse. Faktet thërrasin çdo ditë. Ramaforma me katicat e saj shqiptare mbyllin sytë dhe veshët në shërbim të axhendave të Ramës. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet. Llogaridhënia është asgjësuar. Drejtuesit real të opozitës arrestohen, kërcënohen shantazhohen.

Më tej ai i quajti SPAK dhe prokurorët e saj si spurdhjak, që nuk as nuk guxojnë të merren me Ramën dhe Veliajn dhe lidhjet sipas tij kriminale të tyre që kanë shndërruar Shqipërinë dhe Tiranën në një lavatriçe parash.

Krimi mezi e ka pritur këtë ditë drejtësi me regji të dumdumanëve. Rama është botërisht arkitekti i narkoshtetit. Këtë e thonë dhe raportet më serioze. E thonë mediat e pavarura si Rai 3 dhe Bild. Ka mbështetur kanabizimin e gjithë vendit. Duke blerë zgjedhjet drejtësinë por edhe figura të gjoja opozitës që kanë vlerësim për SPAK. Është vëllai i Edi Ramës i përfshirë direkt në trafikun e drogës. Është Edi Rama që ka kontakte me përfaqësues të Sinaloes. Është  Edi Rama dhe Veliaj qe e kthyen Tiranën në lavatriçen e madhe. Katicat e SPAK ulin kokën si spurdhjak. Kanë falimentuar mijëra biznese. Është Rama që pronat publike i ka trajtuar si prona të nënës duke i ndarë thela thela për të blerës heshtjen e McGonigalëve. Në këtë vend SPAK vetëm mbyll sytë bën sikur nuk shikon apo sikur arreston disa drejtorë. Denoncimet e faktuar dhe të paraqitura nga persona publikë SPAK i mbyll. Ndërsa për shpifje të çdo ordiner nga qeveria SPAK nis hetimet.

Më tej, Meta përmendi rastin e Sali Berishës kur SPAK shkeli dinjitetin e parlamentit, ndërsa sipas tij ka vepruar me standard tjetër për ministrat e Ramës.

Edhe kur faktet dhe provat ulërijnë SPAK nuk i përmend emrin Ramës dhe Veliajn. Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie. Ndërsa ministrat e Ramës bredhin të qetë mes bulevardit duke sfiduar drejtësinë. Masat shtrënguese për ministrat e Ramës, SPAK ia kërkon parlamentit. Ndërsa për Sali Berishën i merr vetë duke përdhosur parlamentin. Krimet e rënda të Ramës, që SPAK hesht, afera e inceneratorëve, të Erion Veliajt dhe Ëngjëll Agaçit. Me aferën McGonigal ku përgjegjësitë e Ramës janë të rënda asnjë hetim nuk bën SPAK. Është vetë SPAK aty, janë takuar me McGonigal.

Sakaq, ai shtoi se vendi është përpara dy mundësive: të mposhtet mafia ose të shpërbëhet vendi.

Asnjëherë nuk ka vepruar në kohë edhe kur faktet kanë qenë konkrete. Sepse duhet të blente Edi Rama zgjedhjet e 2021. Ne të vazhdojmë punën tonë për 5 prioritetet, që çdo qytetar të njihet me to. Është bërë një punë shumë e mirë këtë javë, por duhet vazhduar intensivisht. Vendi është në moment kritik. Ose shpërbëhet mafia o shpërbëhet kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të mia kohë më parë. Dhe jemi këtu. Dhe në këtë sallë.

Por, presidenti PL-së, shpërtheu më pas kur sipas tij ata që këtej e tutje kanë vlerësim për SPAK, nuk e meritojnë as termin fyes 'baxhellë', duke shigjetuar mjaft rëndë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi që dje në dalje të SPAK u shpreh se nuk ndan të njëjtin mendim si Meta për Prokurorinë e Posaçme. 

Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve turpëron edhe fjalën baxhellë. SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndaloj Ramën, Veliaj mban në presion dhe shantazh liderët e opozitës.

Së fundmi, Meta u shpreh se beteja përpara është për vdekje a liri.

Duhet të jetë zjarr kudo ti japim shpresë të rinjve dhe të rejave që të mos largohen nga vendi. Ndryshim është plotësisht i mundur. Në Maqedoni e hodhën prindin 1 dhe 2 në Vardar. Pse nuk është këtu e mundur? Varet nga ne, karakteri jonë. Në një betejë kur dikush nuk niset për të vdekur nuk fitohet kurrë. Betejë për vdekje a liri. Ne do fitojmë dhe shqiptarët do ta gëzojnë këtë liri.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:21
Meta shigjeton ashpër Kryemadhin: Nëse dikush ka vlerësim për SPAK tani, turpëron dhe fjalën 'baxhellë'

 

Meta në mbledhjen e KDK-së, foli mjaft ashpër drejtuar SPAK dhe Dumanit, madje duke bërë deklaratën e fortë se kush e mbështet këtë institucion nuk meriton as fjalën 'baxhellë', duke shigjetuar me këtë term bashkëshorten tij, e cila dje në dalje të SPAK tha se nuk ndan të njëjtin mendim me Metën lidhur me SPAK-un.

'Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve turpëron edhe fjalën baxhellë. SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndaloj Ramën, Veliaj mban në presion dhe shantazh liderët e opozitës. Do japi llogari çdo prokuror i SPAK, çdo gjykatës i korruptuar që fle në dosje atje. Nuk ka McGonigal që i mbron prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizmin e opozitës PL-në duhet të ndihet kudo në gjithë Shqipërinë.'

Ora 19:18
'I keni nënvlerësuar paralajmërimet e mia', Meta: Ose shpërbëhet mafia, ose shpërbëhet kombi

 

Presidenti i PL-së Ilir Meta në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar u tregua sërish i ashpër ndaj SPAK dhe Edi Ramës duke thënë se mafia duhet shpërbërë ose shpërbëhet kombi.

'Asnjëherë nuk ka vepruar në kohë edhe kur faktet kanë qenë konkrete. Sepse duhet të blente Edi Rama zgjedhjet e 2021. Ne të vazhdojmë punën tonë për 5 prioritetet, që çdo qytetar të njihet me to. Është bërë një punë shumë e mirë këtë javë, por duhet vazhduar intensivisht. Vendi është në moment kritik. Ose shpërbëhet mafia o shpërbëhet kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të mia kohë më parë. Dhe jemi këtu. Dhe në këtë sallë', tha Meta.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 14/06/2024 16:42

    Mes per mes zemres dhe ne te sem...es shkofsh o bajge e politikes shqipetare!

    Përgjigju
  • XxX: 14/06/2024 11:06

    Pse e çjerr zërin si monika kryemadhi kjo apo ska nga ta dredhi më? Nuk jan më shqiptarët e viteve 90 o like nuk i ke bërë mirë llogarit…

    Përgjigju
  • Prestanome: 13/06/2024 21:12

    Rama nuk ka 300 kompani siç ke ti ne pronesi

    Përgjigju
  • mondi: 13/06/2024 21:07

    ilir ti te ha ate qe sthuhet por ker te jete i ngrehur qe te ngopesh

    Përgjigju
  • Tironci: 13/06/2024 19:42

    PO DIL NË PROTEST DHE SHIFE ÇA MBESHTETJE TE MBARUAR KE.... SE BERISHEN PO E SHOFIM PËRDITË ME 10 NJERËZ QE I MBLIDHEN POSHT BALLKONIT..... JU JENI TE MBARUAR.... KARTA TE DJEGURA POLITIKE. SKEMI CA TI BOJM RAMËS SE SKENA KË VEJM NE VEN TE TIJË..... SE JU DYVE JA U KEMI VON X....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)