33 deputete të mazhorancës kanë nënshkruar draftin me ndryshime ne Kushtetute. Ajo materializojnë reformën në drejtësi. Mes deputetëve nënshkrues janë ata që kanë qenë pjesë e komisionit të reformës në drejtësi.
I pari që ka firmosur është kryetari i komisionit të ligjeve dhe njëherazi kreu i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafa. Mes deputetëve nënshkrues janë edhe kryetari i deputetëve të LSI në Kuvend, Petrit Vasili, anëtari i komisionit të Ligjeve Tahir Muhedini.
Përmes këtij peticioni, ligjvënësit i kërkojnë Kuvendit përfshirjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Deputetët e mazhorancës kërkojnë që drafti i reformës në drejtësi të miratohet në seancën e Kuvendit brenda datës 15 korrik.

Ndërkohë, mësohet se të hënën, komisioni i reformës në drejtësi do të nisë diskutimin e ligjeve të posaçme që shoqërojnë ndryshimet në Kushtetute në funksion të materializimit të reformës në drejtësi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

draftin: Reforma të shkojë në Kuvend">