Drejtësia,ambasadori Donald Lu
1 orë takim me Bashën tek PD-ja

Drejtësia,ambasadori Donald Lu<br />1 orë takim me Bashën tek PD-ja
Për më shumë se 60 minuta amabasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
 
Kryediplomati amerikan është rikthyer në selinë blu në një tjetër përpjekje për të gjetur rrugën e kompromisit politik për votimin nga të gjitha palët politike të reformës në drejtësi.
 
Pak ditë pas deklaratës së SHBA se opozita nuk u tregua fleksibël në negociatat për reformën, çka solli më pas edhe publikimin e maileve të komunikimit të PD me ekspertët amerikanë të OPDAT.
 
Kështu pas 10 ditësh sërish ambasadori amerikan mbërriti, në orët e para të ditës në një takim me shefin e opozitës.
 
Referuar diskutimit publik për vendosjen e vijës së kuqe nga selitë diplomatike apo nga Venecia për Reformën në Drejtësi, ambasadori amerikan Donald Lu ka mbërritur në selinë blu, e ku mësohet se palët në këtë takimi kanë qartësuar pozicionin e tyre për këtë çështje.
 
Në këtë takim kokë më kokë kryedemokrati Lulzim Basha ka sqaruar pozicionin e PD për këtë çështje, pozicion ky i cili sipas tij nuk është as më pak e as më shumë përveçse zbatimi i draftit final të Venecias.
 
Basha është shprehur se neni 88 ndan qartë pozicionin për kapjen ose jo politike të sistemit të drejtësisë. Në parashtrimin e tij Basha, është shprehur se PD këmbëngul për moskapjen e këtij sistemi dhe zgjidhja për këtë vjen qartazi nga neni 88 i draftit final të Venecias.
 
Kryetari i PD, Lulzim Basha, dy ditët e fundit ka zhvilluar takime intensive kokë më kokë, në Selinë e PD, me ambasadorët e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian.
 
Mësohet se në këto takime Basha u ka shpjeguar diplomatëve europianë në detaje të gjithë ecurinë e procesit dhe qëndrimin e PD për formulën e vendeve të rezervuara, formulë kjo e sygjeruar nga Venecia.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!