"Drejtësia", arrihet marrëveshja
palët do punojnë me një draft

palët do punojnë me një draft">
Pas miratimit të konkluzioneve nga Komisioni i Venecias, mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për reformën në drejtësi. Shqiptarja.com mësoi se palët kanë rënë dakord për metodologjinë e punës, ku do të punohet me një draft të vetëm. Gjithashtu mazhoranca është tërhequr dhe ka pranuar që dialogu të nisë në nivel politik.  
 
Kjo ishte edhe një nga pikat ku ndaheshin mazhoranca dhe opozita, PS kërkonte diskutime në nivel ekspertësh, ndërsa PD insistoi për tryezë politike.   
 
Një takim i zhvilluar mesditën e të premtes në ambientet e kryesisë së Kuvendit mes dy kryetarëve të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa dhe demokratit, Eduard Halimi, në prani edhe të ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin, ka shënuar edhe dakordësimin e palëve.
 
Ndërkaq, burime pranë PD, thanë për Shqiptarja.com se dialogu politik për reformën në drejtësi do të vazhdojë të enjten dhe të premten e javës së ardhshme.  
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare