"Drejtësia", Basha: Fushatë
primitive, s'ka aleancë me LSI

primitive, s'ka aleancë me LSI">
TIRANE - Lideri i opozitës Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një ribashkim në aleancë mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, madje e cilëson mendëis primitive një skenar të tillë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryetari i opozitës tha se pavarësisht se LSI-ja e ka kritikuar draftin e PS-së për reformën në drejtësi, nuk do të ketë aleancën me Ilir Metën, kryetarin e kësaj force politike. Basha u shpreh gjithashtu se Meta do të vijojë të jetë aleat me Ramën edhe në zgjedhjet e ardhshme.
 
"Çdo forcë politike kundërshtare që mbështet në qëndrimet e saj gjithpërshirjen dhe konsensusin bazuar në opinionin e Venecias i shërben zgjidhjes, i shërben reformës dhe përshëndetet prej nesh. Qoftë PS, LSI a çdo parti tjetër. Do të ishte absurde që ne të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje edhe fushata primitive, sigurisht e instrumentalizuar sigurisht,  rreth të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI, meqenëse kjo e  fundit ka refuzuar, ashtu si dhe ne, draftin e njëanshëm të Ramës, dhe po kërkon konsensus dhe përfshirjen e opozitës.

Ne e përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që PS të vinte sa më shpejt te i njëjti qëndrim  si  rrugëzgjidhja e vetme për t’i hapur  rrugë reformës.
Të punojnë sëbashku për reformat e mëdha, të përqafojmë konsensusin, siç bëmë me ligjin e dekriminalzimit- kjo është një vlerë e kulturës moderne politike. Por kjo nuk do të thotë zhdukje e dallimeve politike e aq më pak pazar. Sa i takon zgjedhjeve Partia Demokratike është përgatitur, po përgatitet dhe do të  të konkurrojë përballë dyshes

Rama-Meta  në aleancën me të gjerë  të mundshme me elektoratin shqiptar, me partitë politike dhe faktorët e opozitarimit pa përjashtim."
 - tha Basha.

Reforma në drejtësi ishte kryefjala e mbledhjes së grupit parlamentar demokrat këtë të hënë. 

"Fjala kyçe që i përmbledh këto kërkesa është një konsensus si shprehje e bindjes së brendshme të palëve për tu marrë vesh e për të punuar së bashku e vulosur nga Rama duan të kapin e jo reformojnë drejtësinë, kanë tenduar të shartojnë vullnetin ndërkombëtarë me konceptet e vjetra e planet oligarkike që lidhen me kapjen e drejtësisë. E dëshmuan në draftin e parë ku morën një mësim të mirë. Prapë e dëshmuan me draftin parafabrikat s'përfshinë venecian. Ne e dimë që Rama urren konsensusin, por ne nuk i braktisim vlerat të cilave i besojmë. Konsensusi zhduk pazaret shbën shantazhet e viles 30 apo 31. Konsensui sipas Vencias shpëton drejtësinë."-tha Basha
 
Ndërsa demokratët janë të vendosur në kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohëshme, kreu i opozitës tha se drejtuesit e departamenteve po i japin formën përfundimtare të programit qeverisës të demokratëve.

“Nuk është vetëm angazhim me fjalë ne kemi qënë aktiv dhe do bashkëpunojmë me Komisionin e Venecias për standard në drejtësinë e vendit.”-tha Basha

Fjala e plotë e kryetarit Basha ne mbledhjen e grupit

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë