Drejtësia, Blushi:Proces hermetik
Presidenti të zgjidhet nga populli
Xhafaj-Blushit: Drafti OK, lexoje!

Drejtësia, Blushi:Proces hermetik<br />Presidenti të zgjidhet nga populli<br />Xhafaj-Blushit: Drafti OK, lexoje!
Deputeti socialist Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi pritet që shumë shpejt të depozitojnë në Kuvend një amendament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Nga ana tjetër, ai theksoi se Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi ka punuar në mënyrë hermetike, pa i bërë të njohur popullit se çfarë është kjo reformë.

Presidentin t’ia rikthejmë më mirë popullit. Populli ka të drejtë ta zgjedhë. Këtë e bëjnë serbët, malazezët, kroatët, rumunët etj. Shqiptarëve nuk po i’u jepet asnjë kompetencë. Popullit i lihet një e drejtë që të zgjedhin partitë, ndërsa partitë që të zgjedhin popullin. Për sa kohë që këtu nuk bëhen 94 vota, këtu nuk do të ketë as reformë, as zgjedhje të Presidentit nga populli, as për referendum. Ky parlament duhet të jetë më i vogël, shumë pak e kemi justifikuar këtë madhësi në 25 vite. Mund të jenë 100, edhe kjo mund të jetë një prekje kushtetuese. Kemi nevojë të zvogëlojmë veten. Do kishte më pak vend për injorant, analfabetë. Do sjellim një amendament që parashikon që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli në Shqipëri.Duhen 27 vota, por është e vështirë. Ne do e sjellim, pasi besoj se këtu ka deputetë të përgjegjshëm që ti delegojmë shqiptarëve diçka që nuk e ka pasur kurrë. Kombëtarja ka bërë gol në Francë, shpresoj që edhe këtu të bëjmë golin e duhur ku shqiptarët të kenë mundësi që të zgjedhin me dorën e tyre Presidentin e vendit.”tha Blushi.

Sa i takon Reformës në Drejtësi dhe Komisionit të Posaçëm, ai tha se ky komision ka punuar në mënyrë hermetike. Blushi tha se Shqipëria po i  largohet sa më shumë drejtësisë, ndërkohë që ka theksuar se, shqiptarët nuk dinë asnjë gjë se çfarë është Reforma në Drejtësi, kë do të ndihmojë, kë do të ndëshkojë apo çfarë institucionesh do të ketë. Ai tha se shqiptarët nuk janë pyetur fare nëse e duan apo jo.

Dy palë që bëjnë një palë gjejnë konsenuss për gjetjen e një konsensusi të një pale. Kush i përfaqëson të varfërit? Rilindja? Jo. Edhe nëse do ketë consensus, populli nuk do pyetet, interesat e tij nuk do të mbrohen, në këtë aspekt dua të them se ajo që mund të arrijmë të bëjmë reformë në drjëtsi produkti do jetë një produkt i panjohur burokratik. Për mua e shumicën e shqiptarëve. Në 18 muaj nuk u sqaruan qytetarët se çfarë është kjo reformë. Pse ndryshon, ça garancie ka që sistemi i ri do prodhojë më shumë cilësi e  barazi, kasën e korruptuar me të rinj. Këto pritshmëri askush nuk i ka sqaruar. Kemi krijuar një sistem që është krijuar nga disa akronime që nuk i kupton askush. A i dinë shqiptarët çfarë janë këta? Nuk i dinë, pasi keni bërë një proces të mbyllur hermetik.” ka thënë ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare