Drejtësia, Bushati: Berisha dhe
Basha në burg, jo në Kuvend

Drejtësia, Bushati: Berisha dhe<br />Basha në burg, jo në Kuvend
Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se marrëveshja me PD u bë për të mirën e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se politikanët e korruptuar i shpëtojnë drejtësisë.
 
Deputeti socialist u shpreh se të gjithë ata që kanë vjedhur duhet të shkojnë në burg dhe jo të jenë ende në parlament.
 
Ai akuzoi Berishën dhe Bashën për vjedhje, shitjen e detit, por edhe vrasjet në 21 Janar.
 
Berisha la një piramidë kur iku në 2013. Një kryeministër në kolltukun me para të qeverisë, vret, shet detin dhe vjedh, pse të mos shkojnë pas hekurave, por shkojnë ulen në karrigen e deputetit, pse të mos ndëshkohen?
 
Nje kryeminister qe vjedh perse te mos shkoje ne burg? Une e them ne nuk jemi shenjëtorë, por per ne Reforma në Drejtësi është e shenjtë, njerëzit që kanë vjedhur duhet të ndëshkohen dhe jo të shkojnë në parlament.
 
Berisha nuk u ndëshkua asnjë ditë dhe Basha i papërgjegjshëm, që kur ishte ministër i Infrastrukturës vodhi 1.5 mld lekë, Saliu e mori dhe e çoi ministër të Jashtëm, atje ia fali Greqisë territorin, Berisha e mori prapë e çoi ministër Rendi dhe atje vrau 4 persona, kryetar bashkie fjeti gjumë, më pas e bëri kryetar partie. Ky nuk është produkt bio dhe nuk bëhet kurrë kryeministër
” deklaroi ai. 

Bushati theksoi se marrëveshja shmangu dhunën, ndërsa PS do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Ky është një zhvillim historik. E vetmja alternativë e çadrës ishte butoni i dhunës, të paktën u çaktivizua. Sot jemi përballë një rivaliteti të pastër, se kush e bën më të mirë Shqipërinë. PS ka qenë dhe do të jetë forcë e parë politike.
 
Formacioni i koalicionit mbetet për t’u parë, por Rama do të jetë kryeministër. Njeriu më i aftë për të drejtuar Shqipërinë është Edi Rama, me gjithë respektin për kreun e shtetit që është zgjedhur.
 
Nuk i kam parë asnjëherë si kundërshtar, ne jemi vëllezër, rivalë në garë
” deklaroi ai.
 
Bushati i ka dhënë një përgjigje edhe pyetjes nëse do të ketë një koalicion me PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Marrëveshja duhet parë si një pikë kthese për Shqipërinë. Politika po shkon drejt një konsensusi gjithëpërfshirës, nuk ka të bëjë me numrat. Çadra e PD u kalua nga reale në bulevard në politike në Kuvend, pasi do të mbajë partitë e opozitës, PR, etj” përfundoi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë