Konfirmimi i Interforcës italiane se në territorin e Shqipërisë u fut një pajisje e tipit 'Ims Catcher' dhe pas letrës së policisë italiane se kjo pajisje nuk përgjon, ka çuar ambasadorin italian në ambjentet e Presidencës.

Sipas burimevenë fokus të takimit ka qënë Reforma në Drejtësi ndërkohë që jo zyrtarisht Shqiptarja.com mëson se edhe cështja e përgjimeve ka qënë tema kryesore e takimit 

Takimi ka ardhur me kërkesë të ambasadorit italian Cutillio 

Një ditë më parë në letër hidhet dritë mbi mënyrën e përdorimit dhe vendqëndrimit të pajisjes.
 
“Aparatura trajnuese ka qenë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë”.
 
Me këtë pajisje rezulton të jenë trajnuar pesë oficer të policisë shqiptare në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Tiranës.
 
Redakisa online
(s.m/shqiptarja.com)