"Drejtësia", Doda: PDIU propozon
referendum,duhet të shprehet populli

referendum,duhet të shprehet populli">
Deputetja e Partisë Drejtësi Integrim e Unitet, Mesila Doda ka deklaruar sot se, PDIU propozon që për miratimin e Reformës në Drejtësi të realizohet referendum, me qëllim që populli të vendosë për këtë çështje.
 
Kjo deklaratë e saj ka ardhur pas dështimit të konsensusit mes palëve kryesore politike në tryezën e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
 
Mesila Doda ka shtuar se ky referendum duhet të jetë me dy alternativa.
 
 
PDIU po risjell sot propozimin e bërë në Komisionin e Reformës që në datën 16 janar të këtij viti, sipas të cilit propozimet e palëve duhet të hidhen për referendum si dy alternativa apo më shumë. Gjithë përmbajtja e dakordësuar deri tani mund të kalohet në parlament apo mund të vendoset edhe kjo në një kalim në një referendum të mundshëm, për një legjitimitet më të madh të projektit. Ndërsa për çështjet kur palët kanë diferenca, propozojmë që të shprehet detyrimisht sovrani për një referendum me më shumë se një alternativë. Kjo do ti hapte rrugën një kulture të re e cila është referendare në një vendimmarrje e cila sot është inegzistente pasi e ka bërë të pamundur konceptimi i ligjit që kanë bërë marrëveshjet politike të çastit. Ne besojmë se demokracia nuk ka qorrsokak. Kur politika dështon t’u përgjigjet qytetarëve, atëherë janë qytetarët që t’i përgjigjen politikës dhe të marrin vendimet e duhura. Referendumi me dy alternativa është zgjidhja më demokratike konsensuale dhe e pranueshme për çdo qytetar. Sot ka ardhur koha që të dëgjojmë zërin e sovranit, për këtë çështje dhe reformë kaq jetike sa është Reforma në Drejtësi. Nga ana tjetër, ne propozojmë që të gjithë paragrafët që nuk lidhen me Reformën në Drejtësi duhet të hiqen nga projekti i ndryshimeve kushtetuese si akte që nuk kanë lidhje me reformën në drejtësi dhe që krijojnë konfuzion dhe pasoja për jetën sociale të vendit. PDIU nuk do të votojë asnjë nen që nuk ka të bëjë me reformën në drejtësi.”, tha Doda.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi