"Drejtësia", Doda: Politikanët
po sillen të gjithë si laca lagjesh
Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka kritikuar ashpër klasën politike përsa i takon miratimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
po sillen të gjithë si laca lagjesh">
Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka kritikuar ashpër klasën politike përsa i takon miratimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një status në Facebook, Doda shkruan se drejtësia po dështon nga etja e politikanëve për pushtet, se kush do të emërojë më shumë gjyqtarë e prokurorë.
Ngecja e reformës, sipas saj, ka ardhur si rrjedhojë se politikanët, të cilët i quan laca lagjesh, nuk bien dot në pazar, ndërsa flasin gjoja në emër të parimeve.
Postimi i plotë në Facebook "Politikanë të lartë si laca lagjesh.
Pak nga pak klasa politike po ja arrin të shkëputet krejtësisht nga realiteti dhe po e transferon nevojën për ndryshim real në betejë bajlozësh mes vedi. Është dialog në distancë i përçudnuar e fals, ajo që po ndodh mes liderëve të sotëm politik.
Reforma në drejtësi nuk mund të jetë peng i pazarit se cili emëron më shumë gjyqtarë, prokurorë e drejtues prej partive tuaja. Sistemi ynë po dështon nga kjo etja juaj dhe gara e marrë për pushtet, duke thyer çdo rregull demokratik në vend dhe duke harruar se pushteti raportohet me njerëzit, me popullin, jo thjesht në raport sherresh me kundërshtarin.
Ky vend zhytet përditë e më shumë në korrupsion, sepse secili prej jush i gjendet në krah ushtarëve respektive që kanë kapur për fyti drejtësinë dhe qytetarin pa përkrahje. Nëse reformë në drejtësi do të thotë prapë betejë bajlozësh dhe zëvendësim i disa të korruptuarve me disa të tjerë, atëherë kjo është tradhtia e fundit që po i bëni këtij vendi.
Kasta nuk ka asnjë qëllim të vetëdorëzohet, thjesht nuk bien dakord në pazar dhe flasin gjoja në emër të parimeve.
Reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të dalë urgjentisht nga duart e atyre që kërcënojnë dhe që sillen si laca lagjesh", shkruan Doda në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1473
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01