Drejtësia/ Drafti i shumicës dhe
i opozitës të ndarë në “Venecia”

Drejtësia/ Drafti i shumicës dhe<br />i opozitës të ndarë në “Venecia”
TIRANE- Komisioni parlamentar i Reformës në Drejtësi do t'i dërgojë sot Komisionit të Venecias draftin e përgatitur nga ekspertët e nivelit të lartë ku propozohen 58 ndryshime kushtetuese për reformën në drejtësi. Brenda kësaj jave, veç kopjes elektronike, komisionit me nivelin më të lartë të ekspertizës në fushën e së drejtës evropiane, do t’i dërgohet në rrugë postare drafti, i shoqëruar me të gjitha vërejtjet apo propozimet e bëra nga opozita.

Mbledhja e mbrëmshme e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi u shoqërua me debate pasi e djathta kërkoi një javë kohë që drafti të shkonte një herësh me gjithë opinionet e opozitës, dhe jo me hapësirë kohore.

“Drafti i ekspertëve nuk është konsultuar me opozitën. Këto janë ide të vogla. Ky proces minohet kështu. Drafti t'i përcillet Komisionit të Venecias së bashku me qëndrimet e plota të opozitës. Të hënën, në 5 tetor të niset bashkë me komentet e opozitës në Venecia”,- kërkoi deputeti i opozitës, Eduard Halimi.

Kjo hasi në kundërshtinë e kryetarit të këtij komisioni Fatmir Xhafaj, i cili tha se ky draft nuk ishte i mazhorancës, por i ekspertëve.

“Drafti nuk është i yni. Është i ekspertëve vendas dhe të huaj. Ata janë këtu e mund të thonë nëse kanë qenë nën influenca politike.”, tha Xhafaj.

Kaq mjaftoi që opozita të niste sulmin e saj ndaj ekspertëve, duke thënë se ata nuk ishin të pavarur.

“Ju u dhatë urdhër ekspertëve ta sillnin atë ditë. Duam një javë që të shprehemi. 15% e ekspertëve janë të huaj. Të tjerët janë vendas, dhe kanë mbaruar arsimin para viteve '90. E kam të pamundur të besoj që janë të pavarur. Nesër mund ti kemi këtu deputetë ose kryetarë bashkie. Se kështu ka ndodhur.  Krijohen 9 institucione të reja kushtetuese. Do të punojnë me juristët e diktaturës në to. Nuk mund të pranohen gjyqtarë që s’vijnë nga magjistratura, por që mjafton të kenë 20 vjet eksperiencë juridiku. Pra, të na vijnë gjyqtarë juristët e komunizmit. Gishtat e ekspertëve vendas janë prezent. Të përjashtohen nga promovimi sepse po bëjnë ligje për veten e tyre”, -tha Halimi.

Në ndihmë morale të ekspertëve erdhën deputetë e mazhorancës, Ulsi Manja, dhe Fatmir Xhafaj.

“Mos u mërzisni për fjalët e z. Halimi se nuk është faji i juaj që Halimi. Lindi pas jush e ju keni qenë pedagogë të tij. Ai e ka problemin me Zotin, e jo me ju.”-tha Ulsi Manja.

Kryetari i komisionit kërkoi që të mos hidhej baltë mbi punën e ekspertëve.

“Nuk kisha menduar një diskutim ideologjik. Balta ka qenë instrumenti kryesor i të bërit politikë. Por s duhet përdorur mbi një dokument ekspertësh. Kulmi i servilizmit: çfarë është bërë mirë e kanë bërë të huajt. Çfarë është bërë keq, e kanë bërë tanët. Ne duhet të jemi krenar për ekspertët tanë. U hidhni baltë sepse nuk janë në rreshtin tuaj, dhe kjo përbën krenari për ta. Qytetarët nuk e presin reformën as nga PD as nga PS. E duan nga ekspertët”, -tha Xhafaj.

Pavarësisht përpjekjes së opozitës, për të bindur shumicën që të votonte dërgimin e draftit të ekspertëve njëherësh me propozimet e mazhorancës, në fund 5 anëtarët e majtë të komisionit votuan që ato të dërgohen me një diferencë ditësh.

 
Diskutimet në komision

EURALIUS: Edhe drafti i PD të shkojë në Venecia. Normale të mos biem dakord në pika të veçanta. Kolegët e opozitës erdhën vonë në proces. Diskutimi sapo ka filluar. Mirëpresim ekspertët e PD. 

Halimi: Faleminderit për qëndrimi korrekt.

Xhafaj: Pse s’të pëlqen kur ta thotë profesori yt shqiptar, apo ngaqë është gjerman? I habite të gjithë. Hallall të qoftë.

EURALIUS: Ekspertët tuaj kanë punuar për draftin tuaj. Atë dokument ja bashkëngjisim Venecias.

Braho: Kolegët e opozitës kanë problem psikologjik. Nuk janë bindur që reforma kushtetuese është e pakthyeshme. Do ta bëjmë së bashku. PD nuk mori pjesë as në reformën kushtetuese 1993. Procesi nuk duhet të ndalojë. E gjithë Kushtetuta të ndryshojë po qe nevoja. 

Strazimiri: Ta heqim fare më mirë.

Braho: Jam dakord me amendimet. Në rrugë e sipër mund të bëhen rregullime të tjera. Ka vërejtje teknike. Ky draft nuk parashikon ndryshimet për dekriminalizimin, apo për organizimin e pushtetit lokal. Ka gjykatë të shkallës së parë, dhe gjykatë të lartë, por jo të formës se prerë. Nuk vihet tipari unifikues i gjykatës së larte ka probleme me afatet e gjykimit. Të shtohet heqja e imunitetit të deputetëve.
 
Halimi: Drafti i propozuar t’i përcillet Komisionit të Venecias.
Xhafaj: Drafti i propozuar nga eksperte vendas dhe te huaj. 
Halimi: Jemi kundër procedurës, të miratohet drafti pastaj të shikohen amendamentet. 

Përfaqësuesi i OPDAT: Drafti i propozuar pas konsultimeve të shumta. Nuk është draft copy paste por është përshtatur legjislacionit shqiptar. Strukturë e veçantë për hetimin e të korruptuarve. Korrupsioni do hetohet njësoj si në Kroaci dhe Rumani nga strukturë e veçantë

Braho: Me kolegët e opozitë kemi një problem që është psikologjik. Kolegët e opozitës nuk janë të bindur që reforma është e pakthyeshme. Sot ju vjen keq pse po ndryshojmë 53 nene. Ju s’keni lëne gjë pa bërë për këtë Kushtetutë. Jam dakord me propozimet. Një pune e shkëlqyer për të gjitha amedamentet. Por propozimet kanë disa probleme kryesisht në terminologji ligjore. Ky draft nuk parashikon ndryshime kushtetuese që do të ketë drafti për dekeimanalizmin apo ndryshimet për pushtetin lokal. Drafti duhet te parashikoje heqjen e imunitetit të deputetëve.

Halimi: Mbështesim plotësisht punën e ekspertëve ndërkombëtar. Rezulton se në këtë komision vetëm dy janë ekspertë ndërkombëtar te tjerat jane shqiptar, pra 23 eksperte shqiptare. Ekspertet shqiptare kane përfunduar studimet para viteve 1990. E kam ta pamundur qe te mos shoh gishtat e eksperteve vendase kur shoh qe krijohen 9 institucione te reja kushtetuese qe te gjithë ekspertet ka e me shume se 20 vite punë. Ku na con kjo? Tek juristet qe kane mbaruar ne kohën e diktatures.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool