"Drejtësia e re",pagat e gjyqtarëve
dhe prokurorëve jo aq sa priteshin

dhe prokurorëve jo aq sa priteshin">
Rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i mbijetojnë reformës në drejtësi nuk do të jenë aq të larta sa ishte planifikuar në fillim.
 
Pas shqetësimit të adresuar me shkrim nga Ministria e Financave për Komisionin e posaçëm të reformës, ky i fundit ka nisur negociatat me institucionin e drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe ekspertët ndërkombëtarë, mbështetësit kryesorë me rritjen me mbi 150% të rrogave të “drejtësisë”. Ky fakt pohohet për Report Tv nga burime pranë ministrisë.
 
Ekspertët vendas të komisionit, ata të Opdat e Euralius , disa prej deputetëve dhe financiarët e ministrisë po negociojnë për gjetjen e një formule të re për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Në projektligjin për statusin e magjistratëve, ishte parashikuar një rritje e konsiderueshme të pagave të tyre, deri në 160% mbi pagat aktuale. Kështu një prokuror i thjeshtë të merrte mesatarisht 330 mijë ndërsa paga më e lartë për gjyqtarët parashikohej të shkonte deri në 450 mijë lekë.

Këto shifra ministria e Financave i ka konsideruar të papërballueshme për buxhetin e shtetit ndaj dhe i ka kërkuar Komisionit të Reformës në Drejtësi që t’i rishikojë ato. Burime nga ky grup bëjnë me dije se pavarësisht vullnetit të mirë, rritja nuk do të kalojë 100%-shin, shifra më e mundshme është ajo e 90%.

Rritja e pagave të drejtësisë ishte një ndër premtimet fillestare të reformës, në mënyrë për të frenuar korruptimin e saj. Por nuk janë vetëm paratë që po negociohen, por dhe benefitet shtesë që gjyqtarët dhe prokurorët përfitojnë nëse kalojnë sprovën e Vettingut.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së