"Drejtësia", ekspertët mbyllin
 draftin pa praninë e opozitës

 draftin pa praninë e opozitës">
Ekpertët e maxhorancës kanë mbyllur draftin e Reformës në Drejtësi edhe  pa praninë e opozitës. Drafti që do t’'i përcillet të martën komsionit ka të përmbledhura në të dhe disa prej rekomandimeve të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, por dhe ato të arritura konsensualisht me opozitën, për aq kohë sa ajo ishte e pranishme në mbledhje.

"Kanë qënë përfaqësuesit e drejtësisë të pranishëm,i kemi marrë në konsideratë propozimet dhe janë përfshirë në draft. Për emërimet në sitemin gjyqësor është bërë publike dhe kemi konkluduar në këtë variant që kemi .Puna e grupit të ekspertëvë të nivelit të lartë është gati për Komisionin e Venecias, është punë e plotë,  disa prej vërejtjeve të PD janë përfshirë "-tha  eksperti Sokol Sadushi i shoqëruar nga dy ekspertët e OPDAT dhe  ERALIUS.

Megjithëse nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues, ekspertët kanë bërë të qartë se në komision para se drafti t’i përcillet Venecias në 13 janar mund të bëhen ndërhyrje politike.

Përvec mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese ,PD e PS kanë pasur divergjenca dhe mbi mënyrën e zgjedhjes dhe mbarimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithsshëm. Në 13 janar drafti I maxhorancës pritet t’I përcillet komsionit të Venecias, ndërsa në 21 janar ekpertët e kësaj structure mbërrijnë në Tiranë. 

Ndërkaq ndërsa ekspertët i jepnin dorën e fundit draftit të tyre, ambasadori amerikan Donald Lu, i është rikthyer takimeve të tij negociuese. Për rreth një orë ai ka qendruar në zyrën e Presidentit të Republikës i cili doli garant për të thirrur një tryezë politke për të zgjidhur ngërcin me këtë reformë. Ndërsa më vonë ai ka takuar dhe kryeministrin Rama.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit