Drejtësia, Fleckenstein-Kukan:
Vetingu me mbikëqyrjen e huaj

Drejtësia, Fleckenstein-Kukan:<br />Vetingu me mbikëqyrjen e huaj
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i bëjnë thirrje politikës shqiptare që të gjejë kompromisin për miratimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa mbështesin propozimin me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut.

Ata kanë shtuar se janë duke ndjekur zhvillimet, ndëkrohë që theksojnë se e kanë mbështetur dhe e mbështesin Reformën në Drejtësi duke nxitur gjetjen e kompromisit.

Dy eurodeputetët theksojnë se, janë të keqardhur për refuzimin e propozimit të bashkësisë ndërkombëtare, por shtojnë se zgjidhja e çështjes është brenda mundësive e cili do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë.

Kukan dhe Fleckenstein i japin përgjigje edhe shqetësimit të opozitës për cenimin e sovranitetit prej ndërkombëtarëve. "Mbështesim rolin e parashikuar për Operacionin Monitorues Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit, pasi kjo nuk do të zvogëlojë pavarësinë e autoriteteve shqiptare, e cila është thelbësore", thonë dy eurodeputetët.

Përfshirja, deklarojnë ata do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias duke shtuar se, qëndrojnë të gatshëm për të ndihmuar partneret shqiptarë për miratimin e reformës.
 
Po ashtu, Kukan dhe Fleckenstein inkurajojnë liderët politikë në Shqipëri të vazhdojë bisedimet e tyre në frymën e vullnetit të mirë, duke pasur parasysh qëllimin kryesor të kësaj reforme, krijimin e një sistemi të besueshëm, të pavarur dhe efikas të drejtësisë në Shqipëri.

 Ja deklarata e plotë
Ne po ndjekim zhvillimet e fundit rreth reformës së drejtësisë në Shqipëri. Ne kemi mbështetur këtë reformë nga fillimi i saj dhe ne vazhdojmë të mbështesim, duke nxitur politikën në Shqipëri për të gjetur zgjidhje kompromisi të shëndoshë me standardet më të larta të mundshme për një reformë tërësore në gjyqësor.
Na vjen keq që propozimi i fundit i bashkësisë ndërkombëtare për kompromis nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi të bindur ende se zgjidhja është brenda mundësive. Kjo është një detyrë e shtetit shqiptar për të garantuar sundimin e ligjit për qytetarët e saj dhe kjo është përgjegjësi e liderëve politikë në Shqipëri për të miratuar një reformë të besueshme në gjyqësor, e cili do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë.
Ne mbështesim rolin e parashikuar për Operacionin Monitorues Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit. Sipas mendimit tonë, kjo nuk do të zvogëlojë pavarësinë e autoriteteve shqiptare, e cila është thelbësore. Përfshirja do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj reforme për publikun shqiptar, për një të ardhme të begatë të vendit dhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ne qëndrojmë së bashku të gatshëm për të ndihmuar partnerët tanë politikë në Shqipëri për të arritur marrëveshjen e nevojshëm për miratimin e reformës.
Ne inkurajojmë fuqimisht liderët politikë në Shqipëri të vazhdojë bisedimet e tyre në frymën e vullnetit të mirë, duke pasur parasysh qëllimin kryesor të kësaj reforme -. Krijimin e një sistemi të besueshëm, të pavarur dhe efikas të drejtësisë në Shqipëri” mbyllet deklarata. 


Redaksia Online
(D.B/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)