Reforma në drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme për të ardhmen në vend. Deklarata ka ardhur nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë një takimi me studentë të fakultetit të Shkencave Shoqërore në universitetin e Shkodres.
Sipas Eurodeputeti Fleckenstein nga partitë politike në vend është marrë garancia se javën e ardhshme do të miratohet reforma në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme, pasi vetëm nqs kemi gjykatës të drejtë dhe të paanshëm, atëherë mund të kemi drejtësi. Unë kam disktuar me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, partisë socialiste, LSI- së dhe partisë demokratike dhe ato më kanë thënë që javën e ardhshme do të miratojnë reformën në drejtësi, dhe është shumë e rëndësishme që brenda 6 javëve të miratohet kjo reformë sepse vetëm atëherë mund të fillojnë marrëveshjet për futjen e Shqipërisë në BE. Natyrisht ka interesa të individëve të vecantë që nuk duan ta miratojnë këtë reformë. E thënë me fjalë më të thjeshta, ju do ta merrni vesht pas 6 javëve nqs ky vend drejtohet nga politikanë të vertetë apo nga individë të tjerë që ju nuk I keni përzgjedhë. Ne besojmë se me anë të kësaj reforme mund të jetë e mundur lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit," ka deklaruar eurodeputeti.
Eurodeputeti Fleckenstein ka qënë më i drejtpërdrejtë ku i përgjigjet pyetjes se cfarë nënkupton reforma në drejtësi.
“Me reformën në drejtësi nuk bëhët fjalë që politikanët të shpëtojnë kokat e tyre apo të fëmijëve të tyre por bëhët fjalë për të ardhmen e Shqipërisë, të vendosim se në cilin vend dëshiron të jetojë Shqipëria. Është shumë e rëndësishme të ketë gjyqtarë të pavarur., dhe jo të ketë gjyqtarë që I përkasin njërës palë ose palës tjetër sepse marrin shuma nga ato. Pra ky vend ka nevojë për vende pune të reja, dhe një investior I huaj vejn këtu vetëm kur të sundojë forca e ligjit, prandaj reforma në Drejtësi është e rendësishme për të gjithe reformat e tjera. Prandaj ato duhet ta votojnë atë, dhe ju duhet ti thoni politikanëve të këtij vendi të qojnë dorën lart për ta miratuar atë," është shprehur ai.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka komentuar edhe debatet e fundit politike ne vend mbi ekzistencen e pajisjes së përgjimit.
“Nwqoftwse do të ishte e saktë që ekziston një pajisje e tillë natyrisht që është një problem. Prandaj duhet të shikohet nqs ekziston apo jo, ndërsa përsonat përgjegjës duhet të japin shpjegime për te përpara ligjit. Prandaj kjo çështje mund të komentohet më mirë pas reformës në drejtësi," tha Fleckenstein.
Ndërsa kur është pyetur në lidhje me rritjen e rastëve të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe shtimin e sipërfaqëve të kultivuara me kanabis sativa, Fleckenstein është përgjigjur:
“Përgjigjia ime është shumë e shkurtër, po është situatë shumë shqetësuese”
E në fund është shprehur i qarte që parlamenti e don Shqipërinë dhe Ballkanin Perendimor në BE.
“Unë jam pro hyrjes së Shqipërisë në BE dhe parlamenti Evropian punon energjitikisht për antarsimin e vendit tuaj, por ne të gjithë e dimë që për tu antarsuar në BE është një punë e gjatë megjithate puna e komisionit dhe parlamentit Evropian ka treguar që ne e duam Shqipërinë në BE, dhe kjo u bë e qarte me liberalizimin e vizave në Kosovë që do të thotë që ne e duam Ballkanin Perendimor pjesë të BE- së.”
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ishte në Shkoder në një takim me studente të universitetit “Luigj Gurakuqi” ku foli për rrugën integruese të vendit në familjen europiane dhe sfidat që na presin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
garanci për miratimin javës tjetë">