Drejtësia, Fleckenstein: S'kuptoj
qëndrimin e Bashës për reformën

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein i njohur për negociatat në Shqipëri së bashku me Eduard Kukan për Reformën në Drejtësi i bashkohet qëndrimit të SHBA dhe Bashkimit Europian se nuk e kupton qëndrimin e Partisë Demokratike dhe Bashës për reformën.
 
Knut Fleckenstein përmes një statusi në rrjetin social Facebook shprehet se “Kam takuar këtë javë disa anëtarë të grupit “Lead Albania”.  Gjatë diskutimit tonë në Parlamentin Europian ata më pyetën:
 
A e kuptoni qëndrimin e Bashës dhe Partisë e Demokratike në lidhje me diskutimet mbi reformën në drejtësi? Përgjigja ime ishte e shkurtër: Më vjen keq, por: JO” shprehet eurodeputeti gjerman. 

Në foto Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein​ me të rinjtë shqiptarë
Fleckenstein

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO