"Drejtësia" Hahn: Dialog pa
kushte, Rama: Ftoj PD në tryezë

kushte, Rama: Ftoj PD në tryezë">
TIRANË - Eurokomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, i ka kërkuar klasës politike të dialogojë pa kushte për përmbushjen e Reformës në Drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur. Deklarata u bene gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut Shqipëri – BE.

“Përsa i përket reformës, duhet të fokusohemi te ajo reformë dhe jo t’i ndërlikojmë gjerat. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të ulen në tryezë dhe të bëjnë hapin e fundit e te mos vendosi kushte per miratimin dhe zbatimin e Reformes.Dekriminalizimi të zbatohet dhe ky process të konsolidohet. Duhet të ketë një ecje paa e opozitës dhe e qeverisë. 90 % duan që Shqipëria të bëhet anëtare, Askush s’duhet të fajësojë tjeterin interesi është i përbashkët. Mos vini kushte për këto gjera, drejtësia do dialog pa kushte- u shpreh komsioneri

Komisioneri i Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, tha gjithahstu se politika s'duhet te humbasë më kohë, por ta miratojë reformën në drejtësi, pa kushtëzime dhe ndërlikime që vetëm dëmtojnë vendin. Kjo deklaratë shkon në të kundërt me qëndrimin e deritanishëm të opozitës që kushtëzon reformën në drejtësi me dërgimin në Kushtetuese të dy mandateve të deputetëve socialistë.

Hahn tha gjithashtu se mbi klasën politike shqiptare ka dhe detyra të tjera përveç reformës në drejtësi ku veçoi atë zgjedhore.

"Një gjyqësor funksional është tejet i rëndësishëm. Ky është prioriteti i parë.Prioritetet e tjera kyçe janë reforma në administratën publike. Ligji i dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore. Legjislacioni të zbatohet shpejt dhe në të gjitha nivelet e nevojshme. Nëse bëhet në nivelin e duhur forcon besimin tek shqiptar. Është kyç për legjitimetin e intergritetin e institucioneve publike. Për reformën zgjedhore mirëpritëm punën teknike."-tha ai

Ndërkohë kreu i qeverisë Rama ftoi publikisht opozitën të ulet në tryezën e bisedimeve për të konkretizuar reformën

“Bazuar në eksperiencën e dialogut të nivelit të lartë që ne mbajtëm sot kam rastin ta ftoj publikisht PD dhe lidershipin e saj të ulemi në një tryezë të nivelit të lartë mes nesh pa praninë e të tjerëve dhe do jem i gatshëm ta dëgjoj me respekt  çdo shqetësim të saj, pasi unë besoj se ekziston mundësia që mos dakordësitë tona ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Ekziston mundësia që ti ndajmë axhendat tona nga axhenda kombëtarë ku fatmirësisht nuk ka mospërputhje kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit. Ashtu sikundër besoj se kur vjen puna tek gjuha e kalkulimeve afatshkurtra që e kanë kthyer debatin politik në deklarata televizive të ditës nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi argument”-tha Rama
 
rama hahn
 FOTO

Në fjalën e tij shefi i qeverisë e e cilësoi dialogun me komisionerin Hahn sot si një hap drejt çeljes së negociatave dhe një mundësi të mirëpërcaktuar për vendin

Takimi i sotëm e konfirmoi angazhimin e dyanshëm të palëve drejt stacionit të rradhës që është celja e negociatave. U vunë në dukje faktorët që ndikojnë në përmbushjen e prioriteteve dhe u konfirmua vullneti për të kryer reformat me bindjen se nuk është dhimbja sakrificat dhe vështirësia për reformat si detyrim që ja kemi Brukselit  e gjeneratës tjetër. U konfirmua angazhimi ynë për Reformën në Drejtësi. Një proçes që do krijojë kushte për të ndërtuar një sistem drejtësi sipas Bashkimit Europian, jemi të bindur se arritja e Reformës në drejtësi është terreni i duhur që të filllojë menjëherë puna  për fillimin e negociatave.


(Pjesë nga fjala e Kryeministrit Rama dhe Eurokomisionerit Hahn gjatë konferencës)

Kjo reformë do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në arritjen e luftës kundër krimit të organizuar. Komisioneri e të tjerë kanë vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për sistemin e drejtësisë. Përtej punës kolosale që ka bërë qeveria për krimin dhe korrupsionin. Ne konfirmuam vullnetin për një proces sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës e dialog me opozitën në Komisionin e Reformës i cili nuk mund të kushtëzohet nga aspekte të ditës nga një palë apo një palë tjetër. Dialogu i nivelit të lartë cilësohet si një  proces që na krijon kushtet që pala shqiptare të jetë e larmishme dhe e unifikuar në qëllimin madhor drejt axhendës së integrimit. “-shtoi kryeministri
 
rama hahn

Nga ana e tij, Hahn deklaroi se “prioriteti është një gjyqësor funksional për qytetarët dhe investitorët”, por shtoi se të rëndësishme janë edhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, “duke qenë se vitin e ardhshëm Shqipëria ka zgjedhje të përgjithshme”.

"Ju duhen diskutime dhe në fund të tyre duhet të jetë e qartë se e ardhmja europiane e Shqipërisë duhet të jetë kryesorja dhe interesi i përbashkët. Ka qenë e rëndësishëm që ne diskutuam çështjet kryesorë që shqetësojnë vendin. Për çeljen e negociatave është e rëndësishme të ketë një vendim para se të fillojë zbatimi i reformës. Para se ne te bëjmë vlerësimin e parë, duhet që shumë shpejt jut ë keni vendime për reformën. Kjo gjë është vendimtare. Një gjyqësor funksional është tejet i rëndësishëm dhe natyrisht prioirteti i parë është ky. Është mjaft i rëndësishëm edhe për qytetarët e për cilindo.  Duhet të merret parasysh edhe zbatimi i vendimit të gjykatave."-tha Hahn 

rama hahn
 FOTO

“Çelja e negociatave për anëtarësim në BE është një datë, por duhet të përqendroheni te procesi. Duhet që vendi të nisë këtë proces, që të shohim angazhimin dhe të bëhen analizat përkatëse”, tha Hahn.
.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë