"Drejtësia", Hysi: Paketën e 7
ligjeve e mbyllim brenda 15 korrikut

ligjeve e mbyllim brenda 15 korrikut">
Komisioni i reformës në drejtësi po punon vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës intensivisht për përfundimin në kohë të 7 projektligjeve që do të kalohen për votim së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese për këtë reformë. Më të rëndësishme janë tre projektligje që kanë të bëjnë me byronë kombëtare të hetimit dhe me prokurorinë speciale.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi Vasilika Hysi tha se për draftin e reformës do të arrihet afati i vendosur që është 15 korriku ditë kur do të çohet në Parlament. Në mbledhjen e djeshme është diskutuar projektligji për sistemin gjyqësor. Sipas saj, projekti kushtetues është depozituar dhe se për projektligjet e tjera po punohet për përmbushjen e afateve.

Komisioni i reformës ka shqyrtuar nen për nen projektligjin për gjyqësorin. Ekspertët kanë lënë disa gjëra hapur lidhur kemi kërkuar disa rregullime të statusit ligjor e më pas do kalojë. Në fakt ne kemi lënë 2-3 çështje të hapura me ekspertët e nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtarë, sidomos në lidhje me komunikimin dhe kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me Shkollën e  Magjistraturës, me Ministrinë  e Drejtësisë për formimin fillestar vazhdues të stafeve. Njëkohësisht ne kemi kërkuar që të ketë disa rregullime të statusit të këshilltarëve ligjorë ose të asistentëve ligjorë dhe sapo këto të jenë gati do të kalojnë edhe në tërësi. Besoj se ne do të arrijmë afatin e vendosur që është 15 korriku. Komisioni i posaçëm vepron sipas rregullores, kemi miratuar një kalendar, do respektojmë vendimin e kuvendit dhe se po punojmë për të përmbushur dhe afatet e miratuara në kalendar’ tha Vasilika Hysi.

Duke u ndalur në disa ndryshime që i janë bërë projektligjit për gjyqësorin, ajo shtoi se në mbledhjen e djeshme të komisionit ka pasur debate sa i përket profesionalizmit të gjyqtarëve, statusin e administratës së gjykatave dhe drejtimin gjykatave jo më nga një person, por nga këshilli gjyqësor.

Kemi pasur debate e diskutime me ekspertët vendas e të huaj, në mënyrë që të rritet profesionalizmi i gjykatës e gjyqtarëve. Pati diskutim lidhur me formimin e administratës gjyqësore, pasi është e pakualifikuar ekstra para se të fillojë punë. Kemi futur rregulla të reja e status të ri. Punonjësit e administratës, do ketë status civil gjyqësor. Ka rëndësi, pasi do kemi punonjës më të kualifikuar. Po ashtu, kompetencat që do ketë degët e gjykatave, ku do të respektohet profesionalizmi, specializimi, cilësia e shpejtësia e gjykimit. Ka pasur diskutime lidhur me kompetencat që ka gjykata. Me këtë ligj merr fund drejtimi i gjykatës nga kreu i gjykatës, por do e drejtojë një këshill gjyqësor” tha ajo.
 
Ja 7 ligjet që miratohen bashkë me Kushtetutën
1. Projektligji “për organizimin e Prokurorisë”
2. Projektligji “për organizimin e Prokurorisë Speciale”
3. Projektligji “për Byronë Kombëtare të Hetimit”
4. Projektligji “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
5. Projektligji “për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”
6. Projektligji “për statusin e gjyqtarëve”
7. Projektligji “për statusin e prokurorëve të RSH”

kalendari

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë