"Me kohë janë dukur shenja që pavarësisht se në pamje të parë e pranojnë, nën të punojnë kundër reformës dhe unë që opozita për fat të keq nuk ka qënë dakord me reformën"-thotë Moisiu
Ndërsa për ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, ndryshimet në Drejtësi duhet të hynin në fuqi mandatin e ardhshëm qeverisës, për t’i krijuar klasës politike mundësinë për të mos u konsideruar si uzurpuese e këtij sektori.
"Edhe mos miratimi i këtyre ndryshimeve, në qoftë se do të ecet në këtë rrugë që do të verifikojnë pasurinë s'do të bëhet gjë tjetër vec që do të merren dosjet e Inspektoriatit dhe do të shihen, janë në rregull apo jo. Le te miratohen ndryshimet kushtetuese por bie darkord që ato do te hyjnë në fuqi në Kuvendin e ardhshëm, shumë e rëndësishme për të qënë Fair. Ke mundësi pastaj të thonë që nuk e bëmë ndryshimin kushtetues për të kapur Drejtësinë por e bëmë sepse ne mendojmë që kjo do t'i shërbejnë më mirë luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të drejtësisë."-thotë Sollaku
Ndrëpreja e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm,i përfshirë në draftin e mazhorancës, që do t’i kalojë për interpretim dhe Komsionit të venecias, sipas një tjetër juristi të njohur, ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, është një gabim ligjor.
"Prerja e mandateve për zyrtarë të veçantë të lartë sjell në kuptimin konceptual drame, dëmton demokracinë, sigurinë, ndjenjën e përgjegjësisë se Zyrtarëve për të përmbushur detyrën rigorozisht. deri në ditën që ato e kanë fituar mandatin konfomë standarteve të kushtetutës."-shprehet Abdiu
Juristët përkrahin variantin e LSI-së për të rikthyer shumicën e cilësuar në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
"Të diskutosh për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese me 84 apo 93 vota dhe të lesh presidentin me 71! Kjo është, nuk e di çfarë emri t'i ve. Presidenti i republikës tek ne duhet të zgjidhet nga populli"
Me reformën në drejtësi, një sërë institucionesh të këtij sektori shkrihen, një pjesë riformatohen , ndërsa një pjesë krijohen nga e para.
"Është një nga gabimet që domos do duhet riparuar aq me tepër që të dy grupimet e ekspertëve por dhe më gjerë me të drejtë pranojnë se edhe gjyqtarë të lartë duhet te zgjidhen me më shumë se gjysmat e votave të deputetëve, domos do duhet të reflektojnë patjetër për të shkuar minimalisht tëk alternativa e parë tëk zgjidhja që ishtë më parë në kushtetutë për presidentin e Republikës."-shprehet Abdiu/ Report TV
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)