Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, i mbledhur dy herë gjatë kësaj të mërkure, diskutoi paketën e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese dhe konkretisht kapitullin që lidhet me Prokurorinë.
Pas kalimit të kapitujve për Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat, komisioni diskutoi amendimet në Kushtetutë për organin qendror të akuzës, të cilat janë të fokusuara ndër të tjera, tek zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, te rikonceptimi si një organ i pavarur i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe tek krijimi i një Inspektoriati të Pavarur që të pajiset me kompetencën e hetimit të shkeljeve disiplinore dhe ankesave kundër prokurorëve të të gjitha niveleve.
Ndërsa sa i takon hetimit të çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, propozohet krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mësohet se gjatë mbledhjes neni 45 u nda në 5 nene pasi ishte shumë i gjatë.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në përfundim të Komisionit për Reformën në Drejtësi tha se opozita shprehu qëndrimet e saj dhe propozimet konkrete për të gjetur zgjidhje për ato pika ku nuk ka konsensus.
“PD dhe opozita pozicionoi qëndrimet e saj në lidhje me atë draft që sot paraqitëm para grupit parlamentar të PD. Ka probleme që duhen zgjidhur. Synohet thjeshtimi i sistemit. Më pas do të vijojmë me diskutimet të premten me çështje të tjera. Sot shpalosën qëndrimet dhe propozimet konkrete për të gjetur zgjidhje. Me pozicionimin e qartë tonin për një zgjidhje shumë efikase besojmë se do të vijnë në arsyen e përbashkët dhe miratimin e amendamentit të përbashkët. Sot nuk kishte as votim dhe as miratim, ishte vetëm pjesa në lidhje me prokurorinë”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi nënkryetar i komisionit të drejtësisë, Keltis Kruja anëtari i ri
Keltis Kruja emërohet anëtar i ri i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi nga radhët e demokratëve. Nënkryetar i komisionit emërohet Oerd Bylykbashi i cili zëvendëson Eduard Halimin, pas dorëheqjes së këtij të fundit dy javë më parë.
Ndërkohë, demokratët kanë shprehur vërejtjet e tyre për formulën e emërimit të organeve kolegjiale. Në kuadër të organizimit të sistemit, ekspertët e PD propozojnë 7 organe, në vend të 11 organeve që përmban drafti. PD propozon përjashtimin e institucioneve KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi), KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), TDD (Tribunali Disiplinor i Drejtësisë) dhe Kolegjin e Posaçëm.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

kapitullin për Prokurorinë">