Meta shprehu vendosmërinë për ta votuar pa vonesë paketën e ndryshmeve kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të kësaj reforme. Ai theksoi se Komisioni i Venecias, si edhe misionet e asistencës ligjore të EURALIUS dhe OPDAT janë garantuesit e standardeve ndërkombëtare të kësaj reforme madhore, e cila ka rëndësi për forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, rritjes së besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë, si dhe pëmirësimit të klimës së biznesit.
Meta shprehu përkrahjen e vendosur të Grupit Parlamentar të LSI-se për miratimin e paketës kushtetuese pa asnjë vonesë. Miratimi sa më parë i kësaj reforme është gjithashtu i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë në orën 15:00 pritet që të mblidhet komisioni i posaçëm por hartimin e Reformës në Drejtësi në të cilin do të marrë pjesë edhe opozita.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)