"Drejtësia", Meta: Kemi arritur
konsensus për 90% të paketës 

konsensus për 90% të paketës ">
Konsensusi është e vetmja rrugë për reformën në drejtësi, sipas kryeparlamentarit Ilir Meta. Pavarësisht se mbledhja e parë e komsionit të reformës pas rekomandimeve të Venecias dështoi, për Metën palët kanë kanë gjetur gjuhën për 90% të saj. Për 10% -shin e mbetur , duhet vetëm durim dhe ndoshta ndihma e Euralisu dhe Opdat.

"Të gjithë kanë shprehur mendimet e tyre. në këtë kuadër jam i bindur që të gjithë duhet të punojnë për ta përfunduar me sukses miratimin e paketës kushtetuese për reformën e drejtësisë. Baza e konsensusit është shumë e gjerë, buron nga vullneti i më shumë se 90% e shqiptarëve për të shkundur sistemin e drejtësisë përmes një reforme të thellë. Të gjithë vlerësojnë raportin e Venecias si bazë referimi dhe çertifikimit të standardeve më të mira evropiane. Duhet më shumë vullnet për të qenë më racional, të bëjmë një interpretim objektiv të rekomandimeve të Venecias, kemi ende kohë, besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur këtë”,- tha Meta.

Lidhur me takimin dhe mosmarrjen e një vendim në mbledhjen e djeshme të komsionit për Reformën Meta sqaroi se palët dhanë mendimet e tyre dhe se ishte thjesht vetëm takimi i parë. Pas rreth katër orë diskutimesh, komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi mbylli punimet pa një vendim. Palët debatuan për nivelin e diskutimit të draftit, ku opozita kërkoi format politik, ndryshe nga mazhoranca që insiston se çështja u takon ende ekspertëve.  

11 Propozimet e pd-së në komsionin e Fatmir Xhafës, Meta nuk i quajti kushte, por çështje që mund të gjejnë zgjidhje të përbashkta. Ndërsa qendrimin e Spartak Brahos për byronë kombëtare të hetimit në varësi të prokurorisë dhe jo ministrisë së brendshme, Meta e quajti qendrim personal të një deputeti që nuk e ka për herë të parë rebelimin.

“Nuk janë 11 kushte, kemi të bëjmë me 10 çështje që PD synon që të zgjidhen apo diskutohen sipas këndvështrimit që ajo ka. Do të thotë se me më shumë durim dhe vullnet është tërësisht e mundur që reforma të përmbyllet pasi për çdo çështje kemi një rekomandim të Venecias, për çdo çështje që ndajnë lexime të ndryshme. Për ata që prisnin të përfundonte reforma dje, ne dimë që ka qënë mbledhja e parë pas ardhjes së opinionit përfundimtar të Venecias. Për ‘90 të paketës së reformës ka një dakordësim, kanë mbetur disa çështje që duhen lexuar me objektivitet funksional. Përgjegjësia për ta sjellë reformën në Kuvend është e komisionit të reformës”,- tha Meta.



Byroja e hetimit
Lidhur me varësinë e organit të byrosë së hetimit Meta tha se për LSI nuk është me interese se nga kush do të varët rëndësi ka që ajo të jetë sa më funksionale 

'S'është e rëndësishme si LSI varësia, por kudo që të vendoset të jetë funskionale dhe efikase."-tha Meta

Prononcimi për median i Kryetarit të Kuvendit, Meta për Reformën në Drejtësi

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'