"Drejtësia" Meta nga SHBA: 
Përpjekje për realizimin me sukses

Përpjekje për realizimin me sukses">
Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka vijuar takimet e tij me kongresmenë në Kongresin Amerikan, ku gjatë takimeve të realizuara ka siguruar partnerët amerikanë që po bëhen përpjekje maksimale që Reforma në Drejtësi të miratohet shumë shepjt.

Përpjekje që reforma në drejtësi të realizohet me sukses, pasi është kyçe për të ardhmen e vendit.” tha ai.

Kongresmenët Sessions dhe McCaul vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

SHBA interes për avancimin e reformës në drejtësi. SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar. Ne do t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja për progres. Marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne jemi përkrah jush. Vlerësojmë rolin e Shqipërisë si një vend aleat. Ne duhet të mos kursejmë asgjë për të ndihmuar aleatët tanë.” thanë kongresmenët.

Kryetari i Kuvendit Meta u prit në Washington DC nga kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave Pete Sessions dhe kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare Michael McCaul.

Meta dhe Kongresmenët amerikanë diskutuan mbi çështjet e sigurisë mes dy vendeve ku theksoi se, duhet të përforcohen përpjekjet kundër terrorizmit.

Sa i takon krizës së refugjatëve, Meta theksoi se kriza të tilla duhen parandaluar përpara se të përhapen.

Vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme!” ka thënë ai.

Gjithashtu, Kongresmeni Sessions në një prononcim të dhënë pas takimit falënderoi Ilir Meta për vizitën dhe shprehu edhe një herë mbështetjen e Kongresit Amerikan për Shqipërinë.  

“Z. Meta, dua t’ju falënderoj që erdhët për vizitë në Uashington. Miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që kanë besim te Shqipëria, por edhe te populli shqiptar. Ne mbështesim progresin që po bëni. SHBA-të duan që Shqipëria të ketë sukses dhe është e nevojshme që Shqipëria të jetë e suksesshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet lidershipit dhe një ditë më e mirë për Shqipërinë fillon me stabilitetin, paqen dhe duke siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë një shans për ta bërë jetën e tyre më të mirë. Dhe marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne do të jemi aty përkrah jush. Në emër të Kongresit amerikan unë dua t’ju falënderoj për miqësinë tuaj dhe për bashkëpunimin e mirë”, - tha Kongresmeni Pete Sessions. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!