"Drejtësia", miratohet kapitulli I
 tërhiqet neni i dekriminalizimit

Pas miratimit në parim që mori votat e mazhorancës dhe opozitës, Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka miratuar kapitullin e parë me 13 nene të draftit të ekspertëve të EURALIUS e OPDAT.
 
Të 13 nenet e tij kaluan me konsensus me përjashtim nenit 3 që lidhej me dekriminalizimin.
 
Ky propozim i EURALIUS dhe OPDAT i cili fshinte përjashtimin përjetë nga administrata dhe politika të zyrtarëve të inkriminuar, u kundërshtua fort nga opozita, madje duke ndërprerë dhe mbledhjen.
 
Përjashtimi sipas ndërkombëtarëve duhej të ishte për një kohëzgjatje të caktuar, por kjo shtesë ndryshonte totalisht thelbin e ligjit të dekriminalizimit në të cilin duhej të ndërhyhej sërish.
 
5 deputetë të mazhorancës votuan “pro” këtij ndryshimi dhe 5 të opozitës kundër. Në këto kushte kryetari xhafa u detyrua të përdorë votën e dyfishtë që ia mundëson rregullorja e komisionit për të bërë diferencën.
 
Për të mos rrezikuar konsensusin kanë qenë ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT ata që janë tërhequr, duke bërë nul dhe miratimin e këtij ndryshimi.
 

neni 3

(Neni 3 i draftit të ekspertëve)

Në kapitullin e parë për të drejtat e njeriut dhe integrimit përfshihet për herë të parë në Kushtetutë dhe komuniteti gay. Tashmë sipas nenit 5 askush nuk mund të diskriminohet si pasojë e orientimit seksual.

neni 5

(Neni 5 i draftit të ekspertëve, për të drejtat e komunitetit gay)

Halimi: Të dënuarit, përjashtim për jetë. Ekspertët: Për një kohë të caktuar  
Bashkëkryetari demokrat për reformën në drejtësi, Eduard Halimi u shpreh se ndryshimi i nenit 3 të draftit të ekspertëve ose neni 6/1 i Kushtetutës, bënte nul ligjin e dekriminalizimit. Demokratët e kanë cilësuar pabesi përfshirjen e këtij neni që rrezikonte t’i bënte një atentat reformës në drejtësi.
 
Edhe pse neni është miratuar me votën e dyfishtë të kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, kanë qenë ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT ata të cilët pas një takimi të zhvilluar me deputetët e PD, kanë vendosur tërheqjen e propozimit.
 
Pati debat lidhur me ndryshimin e nenit 6/1 që ka të bëjë me ndryshimin e amendamente për dekriminalizimin. Qëndrimi i opozitës ishte e i qartë se së pari, reforma në drejtësi dhe detyra që ka komisioni, është që të largojë dhe të dënojë ata persona të cilët kanë kryer krime të tmerrshme, kanë qenë subjekte t ligjit të dekriminalizimit, kanë kryer krime të rënda e korrupsion. Futja e këtij neni në axhendën e komisionit të reformës në drejtësi ishte një provokim dhe një atentat që po i bëhej reformës në drejtësi. Pati debate. U votua, ku mazhoranca përdori votën e dyfishtë me qëllimin që personat të cilët kanë kryer krime të rënda si trafiku i qenieve njerëzore, armëve, të mos kishin një ndalim për jetë, por me një kohëzgjatje të caktuar. Ky ishte një qëndrim i papranueshëm për opozitën. Ne kërkuam kohë. Pas kthimit në komision, ekspertët e OPDAT deklaruan se do ta tërhiqnin amendamentit. Ne kërkuam anulimin dhe u vendos të procedohej me anulimin qe vendimit”, u shpreh Halimi.
 
Ai theksoi se neni që ishte propozuar nga ekspertët, 6/1, bënte nul atë nen që ishte miratuar pak muaj më parë, për ndalimin për jetë të atyre personave që kanë kryer krime të tmerrshme e të rënda, e që s’duhet të jenë kurrë në parlament në çdo kohë, u tërhoq nga ekspertët.

Nëse do të sillet sërish me ndonjë formë tjetër, qëndrimi do të jetë i njëjtë, i papranueshëm. Kush nuk është dakord me ligjin e dekriminalimit, t’i drejtohet Kushtetues. Të bëjë një shoqatë me personat e rekordeve kriminale e le të shkojnë deri në hënë po të duan. Ai ligj dhe ajo paketë, nuk preken”, tha Halimi.
 
Pjesa tjetër e neneve të kapitullit të parë të draftit të reformës në drejtësi, vijoi Halimi, kaloi me konsensus, me disa redaktime të thjeshta lidhur me përmbajtjen e tyre. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale