"Drejtësia", nis mbledhja e fundit e
Komsionit, vendoset fati i Reformës

Komsionit, vendoset fati i Reformës">
Komisioni i Posaçëm i Reformës po shqyrton kapitullin e fundit të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kjo pritet të jetë dhe mbledhja e fundit kur palët diskutojnë nen për nene për këto ndryshime në Reformën në drejtësi.
 
Po ashtu dhe e fundit kur pritet konsensusi i opozitës e cila ka tashmë një draft të sajin, të ndryshëm nga ai i Komisionit. Këtë të hënë do të përcaktohet se cili do të jetë fati i Reformës në Drejtësi , nëse do të bllokohet ose jo për shkak të qëndrimeve diametralisht të ndryshme të palëve.

Ora 12:00 Zv ambasadori Amerikan, Vlahutin dhe eskpertwt e EURALIUS e OPDAT takojnw Fatmir Xhafajn
Zv.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Munuz, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ekspertët e EURALIUS e OPDAT kanë takuar sot kreun e komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj.

Takimi vjen vetë një orë përpara mblehdjes së këtij komisioni që do të shqyrtojë kapitullin e fundit të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kjo pritet të jetë dhe mbledhja e fundit kur palët diskutojnë nen për nene për këto ndryshime në reformën në drejtësi.

Takimi mes tij dhe Xhafës është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen vetëm një orë përpara takimit që do të mbahet në këtë komision ku pritet që të miratohet kapitulli i fundit i kësaj reforme. 


*Lajmi në përditësim

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës