"Drejtësia", Nishani propozon
Gjykatë Speciale për politikanët

Gjykatë Speciale për politikanët">
TIRANË - Pas letrës së hapur ku presidenti Bujar Nishani ngrinte shqetësimin për shmangien e tij në procesin e reformës në drejtësi, kreu i shtetit ka hedhur vërejtje edhe mbi draftin e ekspertëve të nivelit të lartë që ndodhet tashmë në tryezën e Komisionit të Venecias. Sipas Nishanit ndryshimet e parashikuara të ndodhin ne kushtetutë nuk lënë hapësira për krijimin e gjykatës apo Prokurorisë Speciale e cila është e domosdoshme sipas tij për korrupsionin në nivel të lartë. 

Nishani i ka dhënë një përgjigje edhe kryekomisionerit Fatmir Xhafa për pretendimin e tij se presidenca prej 7 muajsh nuk përfaqësohet në Komision 

Ndonëse jep konsensus që për ndryshime kushtetuese mund të shkohet me referendum Nishani nuk e fsheh shqetësimin se referendumi mund të kthehet ne fushatë politike. 

Në kuadër të reformës në drejtësi që parashikohet të nxjerrë jashtë Këshillit të Lartë të Drejtësisë presidentin, Nishani tha se: “E mirëpres propozimin që presidenti nuk do të jetë në krye të KLD por edhe personi që do të zgjidhet propozohet për të jetë politik”

Para profesorëve të dhe studentëve të drejtësisë, kreu i Shtetit theksoi se kompetencat e Presidentit nuk mund te kufizohen me akte ligjore.

Nishani kërkoi që reforma te jete transparente dhe krahasuese për të shmangur gjyqtarët dhe prokuroret me nivel të ulet profesional të cilët janë të pranishëm në sistem. Në këtë proces sipas tij është e rëndësishme të merret parasysh mendimi i akademikëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)