TIRANE- Partia Demokratike është në pritje të draftit të mazhorancës për reformën në sistemin e drejtësisë, për të shpalosur më pas konceptet e saj. Burime pranë PD konfirmuan dje për “Shqiptarja.com” se në adresë të demokratëve nuk ka mbërritur asnjë propozim nga mazhoranca se si do të konceptohet reforma në drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherësh anëtar i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Arben Ristani u shpreh për “Shqiptarja.com” se opozita ka gati paketën e saj të propozimeve, ku me rëndësi shihet ndërhyrja në Kushtetutë, por mbetet në pritje të asaj se çka hartuar mazhoranca, për të studiuar më pas edhe “urat” e konsensusit.