Drejtësia, PD-PS bien dakort
 për mbrojtjen e sigurimsave

Drejtësia, PD-PS bien dakort<br /> për mbrojtjen e sigurimsave
Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit mund të bëhen pjesë e institucioneve të drejtësisë së re, të parashikuar në projektin kushtetues, e cili pritet të miratohet në fund këtij sesioni parlamentar. Në draftin për Reformën në Drejtësi si dhe në projektligjet për ngritjen e institucioneve të reja nuk është parashikuar asnjë nen apo paragraf që ndalon personat me të shkuar të dyshimtë më strukturat e regjimit komunist, për të garuar për anëtarë të organeve të larta të drejtësisë apo për t’u emëruar prokuror dhe gjyqtar. Prej gati 18 muajsh, mes dy kampeve politike ka pasur mosmarrëveshje për shumë çështje në raport me arkitekturën e drejtësisë së re, por asnjëra palë nuk ka artikuluar ndonjë pretendim rreth pastërtisë morale të kandidatëve, në raport me Sigurimin e Shtetit, duke ngritur kësisoj dyshime për një dakordësi të heshtur mes palëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump