"Drejtësia", Provokimi i Majkos:
I kërkoj Kongresit të PS zgjedhje

I kërkoj Kongresit të PS zgjedhje">
TIRANE - Ish-kryeministri Pandeli Majko ka ndarë me publikun një qëndrim provokues sa i takon zgjidhjes së ngërcit për reformën në drejtësi.

Në një analizë të gjatë me një gjuhë të kujdesshme dhe jo të drejtëpërdrejtë për ndasitë politike për këtë reformë, Majko thotë qartë në fund të qëndrimit të tij, se kjo zgjidhje kërkon zgjedhje.

Ai nuk është i qartë nëse e ka fjalën për zgjedhje të parakohshme apo ndonjë formë  tjetër, por është kategorik kur shprehet se “Duhet të vendosim”. Qysh në fillim të shënimit të tij në Facebook, Majko e nis me një shuplkë përgjegjësve të vendimmarrjes së kësaj reforme.

“Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime”, -thotë ai.

Majko, si si anëtar i komisionit të reformës së drejtësisë thotë se nuk ka ndonjë “merak të bëhem pjesë e tragji-komedisë për një histori politike që po shkon drejt fundit. Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë. Kush dëgjon kundërshtarët e reformës kupton se përpjekja për ta trajtuar atë si një cështje politike e fillon punën nga e para. Thuajse gjithshka cfarë është bërë dhe diskutuar në këtë reformë me ekspertizën ndërkombëtare europiane dhe amerikane bie. Bashkë me kërkesën për dialogun e ashtuquajtur politik bie “bashkëpronësia” e deklaruar në publik nga faktori ndërkombëtar për shtyllat dhe parimet e reformës”-shkruan Majko.

Ai thotë se të flasësh në politikë do të thotë të jesh i qartë, dhe më pas ka këtë kërkesë për partinë e tij.

“Në se kjo situatë vazhdon kështu Partia Socialiste duhet të bëjë një zgjedhje. Reforma e drejtësisë nuk është një nga reformat tradicionale me mbushje “formularësh” me të cilat publikut shqiptar i ka ardhur në majë të hundës. Lufta për të drejtën nuk është legalizimi ndershmërisë me formular”-shprehet Majko.

Ai shprehet se “nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si “vëzhguese”. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka “funksionuar” shumë mirë”.

Në fund ai jep dhe mesazhin final.

“Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare. Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht”-përmbyll deputeti socialit, Pandeli Majko qëndrimin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'