"Drejtësia" riformulohet neni 25
do hetohen edhe ish-ministrat 

do hetohen edhe ish-ministrat ">
Pas rreth 6 orë mbledhje më shumë se herët e tjera komisioni i Reformës në Drejtësi ka arritur të riformulojë nenin 25 e të shumë diskutuar dhe i ka hapur rrugë hetimit të ish-ministrave nga 2013.

Ndërkohë në komision ka patur mjaft divergjenca politike lidhur me Zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pavarësisht tejzgjatjes së mbledhjes sërish kapitulli nuk është miratuar në total dhe për këtë tha Majko koha nuk premton duhet më shumë punë dhe ritëm. Nderkohë që Pandeli Majko ka deklaruar gjithashtu se debati me këtë nen quhet tashmë i mbyllur.

Palët janë shprehur optimistë për ecurinë e procesit, ndërsa mbeten ende pa dakordësi disa çështje politike, ku më kryesorja është mënyra e votimit të zyrtarëve të lartë të institucioneve të drejtësisë, me 2/3 apo 3/5.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në fund të mbledhjes tha se u shtruan të gjitha problematikat dhe u bënë propozimet konkrete që duhet të rishikohen në nivelin teknik. Sipas Bylykbashit, ngritja e Gjykatës së Lartë Administrative do të krijojë vetëm konfuzion.

“Puna e përbashkët do të na çojë në konkluzione. Shtruam të gjitha problematikat bëmë dhe propozime konkrete që duhet të rishikohen në nivelin teknik. Nuk duhet të ketë asnjë lloj kufizimi dhe amnistimi i të gjithë atyre shkeljeve që do t’i çonin zyrtarët e lartë përpara drejtësisë. Ajo që na duhet është një reformë në drejtësi që do ti garantojë qytetarit të thjeshtë një drejtësi të shpejtë transparente dhe të pastër nga korrupsioni, gjyqtarët nuk duhet të jenë peng të interesave që nuk anë të bëjnë me drejtësinë. Gjykata e Lartë Administrative nuk është një çështje që i jep zgjidhje të veçantë nevojës për drejtësi administrative. Ekzistenca e kësaj gjykate sjell paqartësi për subjektet se cilës gjykatë ti drejtohen. Një konfuzion në mënyrën e dhënies drejtësi nga sistemi i drejtësisë.”- deklaroi Bylykbashi.

Ndërkohë Majko tha se infrastruktura e reformës është e panegociueshme.Pandeli Majko ka deklaruar gjithashtu se debati me këtë nen quhet tashmë i mbyllur.

“Konkluzioni jonë është që jemi shumë vonë. Kemi nxitur kolegët tanë të opozitës për të ecur shumë shpejt, diskutimet nen për nen kanë qenë të frytshme. kemi ecur. Sigurisht që ka probleme të hapura, do ti diskutojmë në çdo rast në vazhdim. Them që kemi kaluar pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme. Infrastruktura e reformës është e panegociueshme. Ata ngritën problemin e Gjykatës Administrative.”- deklaroi Majko.

Projekti i ndryshimeve kushtetuese u miratua me unanimitet pas rishikimit nga ekspertët e huaj të OPDAT dhe EURALIUS. Javës së shkuar anëtarët e këtij komisioni kaluan pjesën më të madhe të kapitullit për gjykatën kushtetuese.
 
 Ata kanë deklaruar se paketa e ndryshimeve kushtetuese e përgatitur nga EURALIUS dhe OPDATE nuk do të kalojë e vetme. Njëkohësisht me të do të kalojnë dhe 8 ligjet e para për funksionimin e institucioneve të reja që krijohen.

komisioni

komisioni


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar