"Drejtësia",Ristani: PD angazhim
 që të miratohet sa më shpejt

 që të miratohet sa më shpejt">
Reforma në drejtësi është shumë e rendësishme për Shqipërinë dhe Partia Demokratike është e angazhuar që kjo reformë të bëhët shpejt dhe të bëhët e denjë ashtu siç i takon një vendi që aspiron për t’iu bashkuar vendeve të BE-së.
 
Deklarata ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i partisë demokratike, njëkohësisht koordinatori i PD-së në qarkun Shkodër Arben Ristani pas mbledhjes së kryesisë së PD-së në Malësi të Madhe.

Në të njëjtën linjë, Ristani ka shprehur besimin se do të gjendet dakordësia me mazhorancën për draftin e paraqitur nga PD-ja, kjo nisur edhe nga impenjimi i ndërkombëtarëve për miratimin e kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Partia Demokratike është e impenjuar që kjo reformë të bëhet shumë shpejt dhe sipas standardeve të Bashkimit Europian. E denjë për një vend që aspiron drejt BE-së. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që ajo të jetë një reformë e plotë dhe e vlefshme me një ligj të thjeshtë dhe e mirëaplikueshme në mënyrë q ëtë japë rezultatet e duhura’ tha Ristani. 

Pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve, Partia Demokratike nuk tërhiqet nga drafti i saj për reformën në drejtësi. Më herët Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se reforma në drejtësi kërkon kohë dhe jo presion.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla