Drejtësia rivret prokurorin
Qeveria s’jep lekët për Hanën

Drejtësia rivret prokurorin<br />Qeveria s’jep lekët për Hanën
Prokuroria e Përgjithshme, i kërkon qeverisë 15 milion lekë të vjetra, me qëllim dhënien si fond financiar familjes së prokurorit të ndjerë Xhevat Hana që humbi jetën në 5 janar të këtij viti në një spital në Bergamo të Italisë. Kërkesa e organit të Akuzës mësohet se është bërë që pas vdekjes së prokurorit Hana, por edhe pse ka kaluar gati dy javë, kjo shumë financiare ende nuk është marë nga anëtarët e familjes, por as nga Prokuroria e Përgjithshme. Siç mësohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kërkesa i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gerdjan Xhanari si dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Dorian Teliti. Mirëpo pas njohjes me kërkesën e organit të Akuzës për përpilimin e një project-vendimi për dhënien e 15 milionë lekë të vjetra, dy institucionet e përmendura kanë hequr topin nga fusha e tyre, duke ia pasuar atë Ministrisë së Transporteve, për ndjekjen e procedurës. Tashmë,
kjo procedurë ka mbetur në ministrinë e Transporteve, e cila siç mësohet u ka garantuar përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme se shumë shpejt do fillojë përpilimin e një projekt-vendimi, të cilin do ia paraqesë Këshillit të Ministrave për miratimin ose jo të fondit financiar prej 15 milionë lekë të vjetra.
Momentalisht zyrtarët e organit të akuzës kanë shpresa se shumë shpejt kjo kërkesë do miratohet, për shkak se dhe prokurori i ndjerë Xhevat Hana është dalluar për punë dhe kontribut të çmuar në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Nga sa mësohet Prokuroria e Përgjithshme është duke mbledhur të gjitha faturat financiare, me qëllim paraqitjeje si prova të asaj që ka ndodhur me prokurorin e ndjerë Hana, i cili humbi jetën nga një sëmundje e rëndë. Tashmë i mbetet organeve të qeverisë për marrjen e masave, me qëllim çeljen e shumës së parave të kërkuara nga prokuroria.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve