Drejtësia shqiptare jep një tjetër dënim për ish-kreun e Bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelili, i dënuar më parë me 2.8 vite burg për korrupsion nga Krimet e Rënda.
/Shqiptarja.com
Report Tv ka mësuar se më 17 Janar 2018 Gjykata e Dibrës e ka dënuar atë me 200 mijë lekë gjobë për akuzën e refuzimit të deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. Xhelili u kallëzua penalisht më 30 dhjetor 2016 nga inspektorati pasurisë ndërsa Prokuroria e Dibrës ngriti ndaj tij akuzën duke kërkuar dënim penal.
Për herë të parë Xhelili u vu nën akuzë pas video skandalit seksual të publikuar në media ku në këmbim të favoreve seksuale ai ofronte punësim për një 22-vjeçare nga qyteti i Dibrës. 
d.gj/ Shqiptarja.com











