Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera deklaron se krijimi i trupave të gjyqësorit është kyç për zbatimin e Reformës në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.
Përmes një statusi në Twitter, spanjollja Genovefa Ruiz Calavera shprehet se ka dorëzuar në Kuvend rekomandimet për kandidatët e avokatisë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë dorëzuar në Kuvend kandidatët për Avokatinë dhe Shoqërinë Civile, ndërsa për KLP janë dorëzuar tani sipas Genovefa Ruiz Calavera, ndërsa në pritje janë edhe kandidatët nga akademikët.
E ndërsa pak ditë më parë u zgjodh në krye të Komisionit të Kualifikimit të Vettingut, Genta Bungo dhe Natasha Mulaj në krye të Kolegjit të Apelimit, deri në muajin tetor pritet që të ngrihen plotësisht organet e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri me mbikëqyrjen e ONM, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Krijimi i institucioneve është emergjent, pasi aktualisht gjykata Kushtetuese nuk ka 3 anëtarë, ndërsa Gjykata e Larta 10, një pjesë të cilëve emërohen nga Presidenti pa pëlqimin e Kuvendit, por Kreu i Shtetit i bën emërimet pasi merr propozimet e kandidaturave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i ngritur sipas ndryshimeve të reja Kushtetuese.

Statusi i Genovefa Ruiz Calavera
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com