Drejtësia, Topi: Gjëmat e mëdha
dalin të pastra, të voglat burgosen

Drejtësia, Topi: Gjëmat e mëdha<br />dalin të pastra, të voglat burgosen
Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi teksa ka folur për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, në ceremoninë e kalimit të partisë që drejton në zyrat e reja, ka thënë se në Shqipëri gjëmat e mëdha dalin të pastra, ndërsa gjëmat e vogla dënohen me burg.

Sipas tij, kjo mënyrë e dhënies së dënimeve tregon punën me dy standarde që bëhet në këtë sistem.

Ka dy standarde, ai i gjëmave të mëdha që dalin të pastër dhe gjëmave të vogla që mbeten në burg. Askush nuk mund të krenohet me këtë situatë” ka thënë ai.

Sakaq, ai ka folur edhe për forcën politike që përfaqëson, ku ka thënë se, ajo nuk është pozicionuar asnjëherë me taktika mashtruese.
 
“Jemi sot në këtë godinë të re, ndonëse nuk është ambient i panjohur për ne pasi kemi një histori të gjatë në këtë godinë, por sot jemi në një sigël tjetër politike. Ne asnjëherë s’jemi pozicionuar për të marrë votë mashtruese. Mund të ishin bërë pjesë e parlamentit me taktika mashtruese, por në zgjodhëm të jemi vetvetja. Jemi në politikë për të bërë prezent aksionin politik” tha ai.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!