"Drejtësia" Ulsi Manja: Procesi i
Vetingut do zgjasë deri në 5 vjet 

Vetingut do zgjasë deri në 5 vjet ">
Puna e parë e reformës në drejtësi, pas miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese një natë më parë, do të jetë ngritja e komisionit të vettingut dhe pas tij, Kolegji i Apelimit. Ky i fundit do të shqyrtojë ankesat e kandidatëve që janë skualifikuar nga komisioni i vettingut.
 
Kështu u shpreh anëtari socialist i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi Ulsi Manja, i ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv.
 
"Projektligji i parë nga i cili nis puna është rivlerësimni i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligji i vettingut. Ky është projektligji i parë që miratohet, pasi vettingu i hap rrugë pastaj krijimit të organeve të qeverisjes së gjyqësorit. Do të fillojë me ngritjen e Komisionit të Vettingut dhe kolegjit të Apelimit", u shpreh Manja.

I pyetur për 7 projektligjet shoqëruese të paketës kushtetuese të reformës, Manja tha se miratimi i tyre do të bëhet në shtator, pasi të ketë hyrë në fuqi Kushtetuta. 

"Për t'i qetësuar qytetarët që edhe për këtë amulli mund të jetë kryer, nuk ka shtyrje për në shtator. sesioni mbyllet të hënën dhe 7 projektligjet do të diskutohen dhe miratohen në shtator. Arsyeja është kjo. Projekti Kushtetues do të shkojë për dekretim dhe më pas për botim në fletoren zyrtare. Kushtetuan hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Për arsye tërësisht kushtetuese e ligjore, pa hyrë në fuqi drafti kushtetues pa votuar dje, nuk mund të miratohen 7 projektligjet. Pasi gjithë referenca e këtyre ligjeve është tek Kushtetuta. Të bëhet valide kushtetuta dhe i hapet rrugë miratimit të 7 projektligjet. Brenda 20 ditëve Presidenti duhet ta firmosë dhe më pas shkon për botim në fletoren zyrtare. Në shtator, sapo Kushtetuta të ketë hyrë në fuqi do të fillojë diskutimi dhe miratimi i këtyre ligjeve", tha Manja.

Z.Manja, pse janë shtyrë ligjet për në shtator, pas miratimit të reformës?
Për t'i qetësuar qytetarët që edhe për këtë amulli mund të jetë kryer, nuk ka shtyrje për në shtator. Sesioni mbyllet të hënën dhe 7 projektligjet do të diskutohen dhe miratohen në shtator. Arsyeja është kjo. Projekti Kushtetues do të shkojë për dekretim dhe më pas për botim në fletoren zyrtare. Kushtetua hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Për arsye tërësisht kushtetuese e ligjore, pa hyrë në fuqi drafti kushtetues pa votuar dje, nuk mund të miratohen 7 projektligjet. Pasi gjithë referenca e këtyre ligjeve është tek Kushtetuta. Të bëhet valide kushtetuta dhe i hapet rrugë miratimit të 7 projektligjeve. Brenda 20 ditëve, Presidenti duhet ta firmosë dhe më pas shkon për botim në Fletoren Zyrtare. Në shtator, sapo Kushtetuta të ketë hyrë në fuqi do të fillojë diskutimi dhe miratimi i këtyre ligjeve. 

Pas hyrjes së Kushtetutës së re në fuqi, ajo e vjetra del jashtë loje, pjesa për drejtësinë? 
Vetë Kushtetuta që votuam dje, kjo pjesë që rregullon apo rithemelon pushtetin gjyqësor e prokuroral ka parashikuar shfuqizimin e secilit prej neneve dhe kapitujve të kushtetutës. Pa u bërë i vlefshëm një institucion nuk zhvleftësohet tjetri. Për të mos krijuar asnjë vakuum ligjor. 

Nga do të filojë kjo reformë? Cila është institucioni i parë?
Dje miratuam Kushtetutën dhe me këtë i kemi vënë shtëpisë së drjetësisë, "derën e blinduar". Janë shumë ligje për tu miratuar në kuadrin e zbatimit të draftit kushtetues. Në të gjithë tërësinë e zbatimit, numri i ligjeve shkon në rreth 40 projektligje. 7 prej tyre është rënë dakord me opozitën, që të kalojnë si paketë, ccelësat e parë që do të hapin derën për të rregulluar institucionet e reja që krijohen nga ky projektkushtetutes. Projektligji i parë nga i cili nis puna është rivlerësimni i gjyqtarëv dhe prokurorëve, ligji i vettingut. Ky është projektligji i parë që miratohet, pasi vettingu i hap rrugë pastaj krijimit të organeve të qeverisjes së gjyqësorit. Do të fillojë me ngritjen e Komisionit të Vettingut dhe kolegjit të Apelimit. 

Ka pasur një lloj koncesioni për opozitën këtu, sa i takon rolit të ndërkombëtarëve ONM?
Kushtetuta e ka shprehur. Fakti që ONM është pjesë e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, është organ kushtetues, për aq kohë sa do të zgjasë procesi i vettingut, që është parashikuar 5 vjet për komisionin dhe 9 për Kolegjin e Apelimit. ONM monitoron dhe mbikëqyr të gjithë procesin e vlerësimit të gjyqtarëve. Detyra më themelore është krijimi i panelit të komisonerëve dhe kolegjit. Një proces vettingu që s'do ketë ndihmën e përkrahjen e ndërkombëtarëve është një proces që nuk ia vlen. Besueshmëria është prezenca e ndërkombëtarëve e ONM-së që kryesohet nga KE. 12 komisionerët që do të jenë pjesë e komisionit dhe 7 gjyqtarët e Kolegjit të apelimit, do të kenë drejtpërsëdrejti në përzgjedhje dorën e vëzhguesve. 

A kanë të drejtë që një person që është përfolur në media si i korruptuar të kandidojë edhe pse nuk prova për këtë person? A mundet që ONM ta përjashtojë këtë person?
Një nga akseset që i kemi dhënë ONM-së janë dokumentet që provojnë pasurinë e atyre që konkurojnë për gjyqsorin. Ne ju kemi dhënë akses faktorit ndërkombëtar. Presdienti i Republikës do të hartojë dy lista, një listë të bardhë me ata që plotësojnë kriteret dhe një listë të zezë për ata që nuk i përmbushin kriteret. Këto lista do i shkojnë ONM-së. Në Kushtetutë është shkruar se nese brenda 5 ditësh Presidenti nuk e ushtron këtë detyrë i kalon Avokatit të Popullit. ONM merr dy listat e Presidentit dhe do të hartojë një listë rekomanduese me kandidatët më të përshtatsëm. Më pas kalojnë 3 listat , dy të presidentit dhe lista e rekomanduar nga ONM kalon në Parlament ku nuk ndryshon më.Pra deputetët nuk kanë më asnjë mundësi të zgjedhin një kandidat tjetër përtej këtyre listave. Një komision me 6 deputetë, 3 të shumicës dhe 3 të opozitës zgjedh mes listës së rekomanduar dhe ia con më pas komisionin ad hoc prej 12 anëtarësh 6 të shumicës dhe 6 të opozitës për të zgjedhur secili nga një emër. Paketa me 12 emra shkon më në bllok në parlament dhe për të cilën nevojiten 3/5 e votave.

Kjo formë i kënaqi demokratët dhe socialistët?
Kjo formulë nuk është së kënaqi më shumë socialistët apo demokratët. Kjo formë në gjykimin tim nuk e cënon nomimin e kanditatëve të ndershëm. Kjo i jep rolin e duhur Kuvendin të Shqipërisë si roli më të rëndësishëm kushtetues. 

Nga lista e zezë komisioni prej 6 personash, sa “të zinj” mund të nxjerrë politika?
Zero. Mundësia është zero sepse kushtet e përcaktuara për vettingun do të jenë shumë rigoroze që nuk mund të shkelen nga pikpamja ligjore. Matematikisht qëndron mundësia pasi duhen 4 vota nga 6 për të nxjerrë në të tillë por mendoj se do të jetë e pamundur politikisht. 

Vëshguesit ndërkombëtarë pavarësisht 15 vite karrierë, a ka rrezik që të mos menaxhojnë dot procesin duke qenë se nuk njohin realitetin shqiptar?
Edhe shqiptarë sikur të ishin, të njejtën punë do bënte. Vlerësimi do jepet mbi bazë të domentacionit të shkruar. 

Vettingu, ligji kalon në shtator? Kë institucion do të kalojë fillimisht në skaner?
Komisioni nis menjëherë pasi zgjidhen anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kjo punë nis menjëhërë të kalojë në sit ata gjyqtarë që janë pjesë e emërimit në drejtësi. Institucioni i parë që kalon në sitë është Këshilli i Emertimeve ne drejtësi. Pastaj do vijnë KLGJ dhe KLP dhe ky proces fillestar do të përfundojë brenda 8 muaj nga hyrja në fuqi e kushtetutës.. Këshilli i Emërimeve në drejtësi i hap rrugën inspektimint të lartë në drejtësi. Inspektori i lartë në drejtësi ka funksion kontrollues të gjithë gjyqtarëve në Shqipëri. Inspektori i lartë jep ndihmën edhe Komsionit të Vettingut. 

Kontroll për vettingun po thoni për ata që janë aktualisht apo ata që zgjidhen?
Do të fillojë puna për formimin e KLGJ-së së re. Do të bëhet vettingu për ata që do të jenë pjesë e KLGJ së re. Gjyqtarët që do të hynë në garë për të qenë pjesë e KLGJ-së, do të jenë të parët që do shkojnë në Komisionin e Vettingut.E njëta gjë do të aplikohet edhe për KLP.

Çfarë roli ka ONM në këtë proces?
Roli i saj është i padiskutueshëm. Vëshguesi ndërkombëtar jep rekomandime për Komisonin. Komisoni është i detyruar t’i marrë në shqyrtim këto rekomandime të tyre. Syri dhe ndërhyjet e tyre do të jenë për gjatë gjithë procesit të vettingut. Fill pas këtyre institucioneve do të krijohet struktura e prokuroisë special, SPAK, për strukturat anti-korrupsion. Te 7 ligjet kanë rëndësi por edhe brenda tyre ka një prioritet dhe dy ligjet kryesore janë ai për vetingun dhe ligji për SPAK. 

Mbetemi tek spaku a do të merret me politikën dhe politikanët e lartë?
Spaku do të merret me të gjithë zyrtarët e lartë. 

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dalin jashtë loje?
Në momentin që fillon puna Prokuroria e posaçme ato shkrihen dhe ndryshojnë emërtim. 

A ka burime njerëzorë për t’i zëvendësuar gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kalojnë procesin e vettingut?
Në hartimin e këtij drafti janë marrë parasysh të gjitha situatat. Këto janë situata hipotetike. Nese do të ketë vakum nga procesi i vettingut, u është dhënë mundësia në kushtetutë të gjithë personave që plotësojnë kriteret e ligjit, të kalojnë në procesin e vettingut me kërkesen ë tyre. Ata kalojnë vettingut dhe do t’i nënshtrohen shkollës së magjistraturës. Pas një viti ata do të mund të kalojnë si gjyqatrë dhe prokurorë. 

Nga janari mbaron puna me KLP-në, Llalla mbaron në 2017-ën mandatin e tij. Do të rrijë në detyrë ai?
Çështja e mandatit është zgjidhur, nuk do të ketë ndërpreje të mandatit vetëm nëse has probleme me vettingun.

A ka stabilitet në qeveri dhe në Parlamentin që duhet ti votojë këto ligje? apo rrezikohet kjo reformë?
Stabiliteti ka vlerën dhe rëndësisnë e vet. Kjo reformë ka marrë dje në Parlament 140 vota dhe tashmë është detyrim ligjor për këtë parlament apo këdo parlament që do të vijë nesër që të vërë në jetë këtë projekt kushtetues. Duke filluar me 7 ligjet e para të cilat kanë nevojë për 84 vota. Ndërsa në tërësi janë 40 ligje që do të votohen në kuadër të të gjithë reformës në drejtësi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?