Nëse miratohen propozimet e shumicës parlamentare do të kelmi një Prokuror të ri të Përgjithshëm.Këtë lajm e konfirmoi kryetari i Komisionit Kuvendor të Ligjeve, Fatmir Xhafa gjatë një interviste në studion e ABCnews.

“Nëse këto ndryshime ligjore të propozuara nga ne do të marrin edhe miratimin e Komisionit të Venecias dhe si do të shprehen palët, do të ndërpritet mandati i kryeprokurorit aktual dhe do të zgjidhet një tjetër sipas formulës së re, me funksionet e reja, me përgjegjësitë e reja”- tha Xhafa i cili shtoi: “Prokurori i ardhshëm mund të jetë edhe ai që është aktualisht në detyrë, dhe që mund të marrë pëlqimin për të vijuar detyrën duke u zgjedhur sipas formulës së re” – tha Xhafa.   

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)